Tortë Tabosh Berati – Receta e Vjetër Plot Shije

11.1k 0

Kjo recetë kërkon vetëm tre përbërës të thjeshtë për t’ju dhuruar një shije fantastike.

Ndryshe njihet edhe si torta tabosh, një ëmbësirë që dikur ishte mjaft e preferuara, por që AgroWeb.org sjell sot posaçërisht për ju. Ndiqni më poshtë hap pas hapi mënyrën e përgatitjes.

Përbërësit

  • 10 kokrra vezë
  • 5 të bardha vezësh
  • 1kg sheqer
  • 1lgj miell
  • 2lgj lëkurë limoni
  • 5 lgj vaj
  • 500 ml ujë
  • Arra të bluara për zbukurim

Përgatitja

Filloni duke ndarë të bardhat nga e vedhat e vezëve.

Veçoni pesë të bardha vezësh dhe shtoni në to 10 lugë gjelle sheqer.

Përziejini për 5-6 minuta me një rrahese elektrike.

Gjatë kohës së përzierjes shtoni një e nga një të verdhat e vezëve.

Pas kësaj shtoni 5 lugë gjelle vaj dhe përziejeni masën edhe për 5 minuta të tjera.

Grini sipër 1 lugë gjelle lëkurë limoni dhe shtoni 1 lugë gjelle miell duke e kaluar në sitë.

Përziejeni masën me lugë derisa përbërësit të bashkohen me njëri-tjetrin.

Masën kalojeni në tavën me hapje, e cila anash duhet lyer me vaj dhe poshtë saj të shtrohet letër kuzhine.

Piqeni në furrë për 15 minuta në temperaturë 150 gradë.

Për kremin

Ndërkohë vazhdoni me përgtitjen e kremit.

Bashkoni në një enë 730g sheqer dhe 200ml ujë.

Vendoseni në zjarr dhe lëreni derisa masa të mpikset.

Pas kësaj, përpunoni me një rahëse elektrike 10 të bardha vezësh për 10 minuta.

Masa që formohet duhet të mos dalë nga tasi nëse e ketheni atë përmbys.

Ndëkohë që rrihni të bardhat e vezëve, shtoni me ngadalë shurupin e nxehtë.

Nëse është e nevojshme, kalojeni masën në një enë më të madhe.

Këtë masë lëreni në frigorifer për rreth një orë.

Pandispanja

Kur brumi të jetë pjekur, nxirreni nga furra dhe kalojeni në një pjatë të madhe të sheshtë.

Prisni pjesët anësore dhe më pas priteni përgjysmë në mënyrë horizontale.

Tani bashkoni në një enë 3 lugë gjelle sheqer, 300 ml ujë dhe 1 lugë gjelle lëkurë limoni.

Vendoseni  në zjarr derisa sheqeri të shkrijë. Këtë masë përhapeni sipër brumit të tortës.

Tani shtroni sipër brumit, kremin që kishit në frigorifer. Këtë mund ta bëni me ndihmën e një koni pastiçieri.

Pasi ta përhapni kremin në të gjithë sipërfaqen, vendosni sipër edhe pjesën tjetër të brumit duke e ngjeshur lehtë.

Dekori

Sipër brumit shtoni shurupin që përgatitët dhe sërish krem.

Rrafshojeni kremin me ndihmën e një spatul dhe një pjesë përhapeni anash tortës.

Zbukurojeni tortën me arra të bluara.

Nëse ju ka mbetur akoma krem, kalojeni masën tek koni i pastiçerisë dhe zbukuroni tortën.

Përpara se ta shërbeni, lërëni frigorifer për disa orë. /AgroWeb.org