A e dini se gjatë gjithë jetës mund të keni konsumuar insekte? Në cilat produkte gjenden

1.7k 0

Nëse jeni të surprizuar dhe të frikësuar nga mendimi se insektet mund të konsumohen, lajmi i keq është që me siguri e keni bërë tashmë.

Kjo është për shkak se një nga ngjyryesit e ushqimeve, specifikisht e kuqja, që është edhe ngjyra më e përdorur, përbëhet nga insektet e grimcuara.

Për më tepër, AgroWeb.org ju fton të vazhdoni me leximin e artikullit.

Cilat janë produktet ku gjenden?

Një element kryesor i industrisë ushqimore globale, që njihet me emrin shkencor “karmine”, i shtohet shumë produkteve, që nga kosi frutave dhe akulloret, tek pijet joalkoolike dhe ëmbëlsirat.

Ky përbërës përdoret gjerësisht edhe në industrinë e kozmetikës dhe gjendet në shumë buzëkuqë. Kjo sepse është një përbërës shumë i qëndrueshëm dhe i sigurt, ngjyra e së cilit ndikohet pak nga nxehtësia ose drita.

Gjithashtu produkti është natyral dhe është përdorur që në kohëra shumë të hershme. E kjo për faktin se është shumë më i shëndetshëm se alternativat artificiale, siç janë ngjyruesit ushqimorë të bëra nga qymyri ose nënproduktet e naftës.

Megjithatë, njerëz të shumë pajtohen me mendimin se ky përbërës duhet të etiketohet më qartë nëpër produkte. Sepse nëse kërkoni ngjyrën me fjalën “karmine” në një produkt ushqimor që e përmban atë, ju mund të mos e shihni të shkruar në listën e përbërësve. Në vend të kësaj, mund të shkruhet thjesht ngjyrurs i kuq ose E120, për t’i dhënë karminës numrin e klasifikimit të aditivëve ushqimorë.

Ngjyrues Karmine

Karmina është një ngjyrues ushqimor tepër i qëndrueshëm dhe i besueshëm që mund të përdoret për të krijuar një gamë të gjerë ngjyrash si rozë, portokalli, vjollcë, dhe të kuqe. Disa njerëz kanë reaksione serioze alergjike ndaj saj, por në përgjithësi ka një rekord të shkëlqyer sigurie afatgjatë.

Si prodhohen?

Sot Peruja kryeson prodhimin e karminës dhe sipas të dhënave të AgroWeb.org , vendi përbën rreth 95% të tregut ndërkombëtar. Insektet, të cilat janë rreth 5 mm të gjata, hiqen nga kaktuset me gjemba.

 

Ngjyra e kuqe vjen nga acidi karminik, i cili përbën pothuajse një të katërtën e peshës së insekteve dhe mundëson mbrojtje nga insektet e tjera. Thuhet se duhen deri në 70,000 insekte për të prodhuar vetëm 500 g bojë, kështu që natyrisht është një produkt që konsumatorët  dëshirojnë ta shmangin.

Alternativa të tjera natyrale?

Në ditët e sotme gjithnjë e më shumë kompani të zhvillojnë produkte që janë më miqësore me kafshët. Alternativa të tjera natyrale të ngjyrosjes së ushqimeve përfshijnë ekstrakte nga manaferrat dhe panxhari.

 

Megjithatë asnjëra nuk është aq e qëndrueshme dhe e lehtë për t’u përdorur sa karmina. Për shembull, betanina, ngjyra ushqimore e marrë nga panxhari, degradohet kur ekspozohet ndaj dritës, nxehtësisë dhe oksigjenit. Prandaj, zakonisht përdoret vetëm në ushqime që kanë një jetëgjatësi të shkurtër, ose janë të ngrira. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.