Nga Deti apo Miniera – Cila është Kripa e Duhur

2.7k 0

Nëse pako e kripës që blini nuk shkruan qartë kripë deti atëherë ajo që blini nuk është e tillë. Realisht po blini atë që në shqip quhet kripë guri.

Minierat ose deti janë burimi kryesor i kripës së tavolinës. Kripa e gurit përftohet në miniera kripe dhe prodhohet përgjatë një procesi industrial që kulmon me heqjen e papastërtive të produktit fillestar.

Ndërsa kripa e detit përftohet nga avullimi i ujit të detit. Ajo ka një përmbajtje më të madhe mineralesh në krahasim me kripën e gurit dhe rrjedhimisht konsiderohet një alternativë më e shëndetshme.

Pavarësisht kësaj, kripa e gurit zë më shumë vend në tavolinë, pasi është më e lirë dhe përdoret gjërësisht.

Ajo i nënshtrohet një procesi rafinimi që e zhvesh atë nga të gjithë mineralet natyralë. Më pas kripa pasurohet me jod shtesë për t’i dhënë asaj vlera më të mëdha shëndetësore.

Kripa e detit po fiton mjaft popullaritet duke qenë se është një alternativë më e shëndetshme e kripës së gurit. Megjithatë, ajo është më e shtrenjtë.

Prania e mineraleve natyralë siç janë jodi, magnezi dhe kaliumi i japin asaj një aromë më të freskët dhe më të lehtë se kripa e tavolinës.

Kripa e detit dhe ajo e gurit kanë të njëjtën përmbajtje kimike: klorurin e natriumit. Ndryshimi i vërtetë mes të dyjave qëndron në shije dhe përmbajtje.

Kripa e detit është fitimtare në këtë sfidë. Dashamirësit e kripës së detit kundërshtojnë përdorimin e kripës së zakonshme të gurit që përdoret në tavolinë, me argumentin se kjo kripë humbet të gjitha mineralet natyrale dhe i bën dëm trupit të njeriut duke qenë se luan një rol në akumulimin e lëngjeve.

 

Duke qenë se kripa e detit është natyralisht e pasur me minerale, ajo ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut, stabilizon rrahjet e zemrës, ekuilibron nivelin e sheqerit në gjak, përmirëson përthithjen e njësive ushqimore që përshpejtojnë tretjen dhe pastron mushkëritë.

Kripa e detit nuk ka një ngjyrë aq të pastër sa ajo e tavolinës që vjen nga kripa e gurit. Zakonisht, ajo ka nuanca shumë të lehta të ngjyrës rozë që janë tregues i përmbajtjes së mineraleve.

Ndryshimi tjetër mes këtyre produkteve është se kripa e detit shpesh shtohet në ushqim pas gatimit ose në fazën e fundit të përgatitjes së tij. Kjo bëhet për të ruajtur mineralet që ajo ka, duke qenë se temperatura e lartë ka tendencën t’i shkatërrojë.

Disa studiues janë të mendimit se koha e kripës së tavolinës që prodhohet nga kripa e gurit ka ikur. Ata përdorin termin “kripë e vdekur” pikërisht për shkak të mungesës së mineraleve. Kripa e detit nga ana tjetër është “kripë e gjallë” me të gjitha shijet, vlerat dhe mineralet e paprekura.

Për ta përmbledhur :

1. Kripa e tavolinës vjen nga minierat ose deti. Kripa e gurit i nënshtrohet një procesi industrial që largon të gjitha papastërtitë. Kripa e detit përftohet nga avullimi i ujit të detit.
2. Kripa e detit ka përmbajtje më të madhe mineralesh se kripa e gurit dhe rrjedhimisht konsiderohet si një alternativë më e shëndetshme.
3. Kripa e gurit është varianti më i përdorur në botë.
4. Kripa e detit përmban të gjitha mineralet, ndërsa kripa e tavolinës pasurohet me kimikate të shtuara që e bëjnë atë më të shkrifët.
6. Kripa e detit ka shije më të mirë se kripa e gurit. /AgroWeb.org