Gjithçka që Nuk Dini për Vajin e Palmës – Vlerat e Fshehura Shëndetësore

1.9k 0

Psonisja është një lloj meditimi për mua, sidomos kur bëhet fjalë për “shëtitjen” mes rafteve të supermarketit duke lexuar përbërësit e produkteve.

Fatkeqësisht ekziston edhe ana tjetër e medaljes kur fillon të ndihesh keq duke mësuar se çfarë përbërësish kanë ushqimet që konsumojmë.

Është një përbërës i cili shfaqet kudo, si në supermarketet shqiptare ashtu edhe në ato ruse dhe gjetkë.

Ky është vaji i palmës.

Hidhi një sy pakos me biskota në tryezën tënde, akullores që fëmijët e shijojnë kaq shumë, çokollatës tënde të preferuar, patatinave – të gjitha këto përmbajnë vaj palme.

Në fakt, pothuajse të gjitha kompanitë e njohura botërisht si për shembull Nestle, Cadbury, Haribo, Kellogs, Mars, Procter & Gamble, Unilever dhe shumë e shumë të tjera e përdorin vajin e palmës në një mënyrë apo në një tjetër në produktet e tyre, duke përfshirë këtu edhe të tillë jo-ushqimorë si buzëkuqë, shampo dhe detergjentë.

Ky përbërës është i njohur për koston e tij relativisht të ulët, përdorimin e përshtatshëm në një sërë industrish dhe qëndrueshmërinë e tij në kohë, duke i zgjatur kështu jetën produkteve të ndryshme ushqimore.

Vaji i palmës thuhet të jetë prezent si përbërës në gjysmën e të gjitha produkteve të ambalazhuara që shiten në supermarkete në të gjithë botën dhe është vaji bimor më i konsumuar në planet, ose 65% e të gjithë sasisë së vajrave bimore të tregtuara tradicionalisht.

Kërkesa për vajin e palmës, në vitin 2050 do të rritet në nivelin e 240 milion tonë.

E ndoshta në këtë pikë, ju me të drejtë do të më pyesnit se ku qëndron problemi me vajin e palmës?

Ndikimi në shëndet

Vaji i palmës ka nivel të lartë yndyrë të plotë.

Yndyra e plotë, apo e ngopur, lidhet me nivelet e larta të kolesterolit të cilat mund të çojnë në sëmundje kardiovaskulare.

Pra edhe nëse e shmang nga konsumi i tavolinës, në mënyrë indirekte ju konsumoni vaj palme në sasi serioze, madje disa herë më tepër se vajra të tjerë bimorë.

E veçanta e këtij vaji me yndyrna në nivele shqetësuese është se përdoruesi as nuk ja ka idenë fare se çfarë po konsumon dhe as se sa po konsumon.

I fshehur bukur nën etiketa shumëngjyrëshe të ëmblash a të kripurash, vaji i palmës hyn tek rreziqet e kolesterolit dhe sëmundjeve të zemrës.

Nëse je ndjekës i idesë “jetojmë vetëm një herë” sa i përket shëndetit tënd, atëherë, kjo është një arsye tjetër që mund të të bindë të shmangësh produktet që përmbajnë vaj palme.

Industria e këtij vaji është përgjegjëse për shpyllëzimin masiv të zonave të tëra, degradimin e habitatit natyror të shumë specieve dhe ndryshimin e klimës.

Sipas Fondit Botëror të Kafshëve të egra, një hapsirë pyjesh ekuatoriale, me madhësinë e 300 fushave futbolli, shpyllëzohet çdo orë për të hapur toka të reja për plantacionet e vajit të palmës.

Ose e thënë më troç, një hapsirë sa e gjithë Tirana, shkatërrohet plotësisht çdo 19 orë për këtë qëllim.

Ndërkohë që ne flasim, plantacione të reja po krijohen dhe ato ekzistuese po zgjerohen në vende si Indonezia, Malajzia dhe vendet e tjera aziatike si dhe në Afrikë dhe Amerikën Latine.

Disa mund të mendojnë që këto katastrofa që ndodhin në anën tjetër të globit, nuk na prekin. Në fakt ndikojnë në jetën tonë më tepër se ç’mendojmë.

Industria e vajit të palmës, jo vetëm që prish biodiversitetin rajonal në ekosistem por ndikon në mënyrë të qartë në ndryshimin e klimës duke cënuar të gjithë botën njëkohësisht.

Shfarosja e pyjeve duke i djegur çliron sasi të mëdha gazrash në atmosferë duke sjellë ndotje të lartë të ajrit, ujit dhe tokës.

Një tjetër çështje e rëndësishme për t’u përmendur është fakti që industria e vajit të palmës lidhet dhe dhunimin e të drejtave njerëzore duke shfrytëzuar punën e fëmijëve.

A ekziston ndonjë vaj palme me standarde?

Në tetor, bizneset dhe OJQ-të kryesuese në Konferencën Europiane të Vajit të Palmës, të mbajtur në Milano, arritën një konsensus të fortë në rëndësinë e vajit të çertifikuar e të qëndrueshëm (EPOC2015) si dhe lançuan Platformën Italiane të Vajit të Palmës.

Vaj palme i çertifikuar dhe i qëndrueshëm është ai që ështëeuml; kultivuar dhe rritur në plantacion të menaxhuar sipas parimeve dhe kritereve të dala nga Tryeza e Diskutimeve mbi Vajit të Qëndrueshëm të Palmës.

Këto 8 parime janë: përkushtim ndaj transparencës, përputhshmëria me ligjet e zbatueshme, angazhim për qëndrueshmëri afatgjatë ekonomike dhe financiare, përdorimi i praktikave më të mira të kultivuesve dhe përpunuesve, përgjegjësia mjedisore dhe ruajtja e burimeve natyrore dhe biodiversitetit, përgjegjësia ndaj të punësuarve, zhvillim shumë i ndërgjegjshëm dhe i kontrolluar i plantacioneve të reja, angazhim për përmirësim të vazhdueshëm të fushat kyçe.

Shumë marka të mëdha i janë bashkuar tashmë lëvizjes për vajin e qëndrueshëm të palmës.

Herën tjetër që vendos të blesh një produkt që përmban vaj palme, bëj kujdes të kontrollosh nëse kompania përkatëse ka nisur të përdorë vaj palme që është i prodhuar në përputhje me standardet e kërkuara.

Për të evituar vajin e palmës, zgjidh produkte që kanë etiketa të qarta, si për shembull 100 përqind vaj ulliri, dhe ki kujdes pasi vaji i palmës në më të shumtën e rasteve fshihet nën emrin “vaj vegjetal”.

 

*Agroweb sjell Shqipërinë me sytë e një Ruseje që jeton në Tiranë prej dy vitesh. Liana Suleymanova ka studiuar për histori në Universitetin Amerikan në Bullgari ku u njoh me Shqipërinë, e shkuara e të cilës e tërhoqi në mënyrë të veçantë. Interesi për këtë vend u zhvillua më tej gjatë studimeve master në Central European University në Budapest dhe në Akademinë Diplomatike në Vienë, ku ajo studioi në detaje historinë e Shqipërisë, veçanërisht periudhën nga sistemi komunist në demokraci.