Miell Insektesh në Ushqime – BE Miraton Shitjen e Miellit të Acheta Domesticus

1.3k 0

Pas kërpudhave dhe karkalecave, do të hamë edhe insektet. Acheta domesticus, insektet e padëmshme të shtëpisë, janë gati të mbërrijnë në tavolinat tona.

Bashkimi Evropian ka autorizuar tregtimet e tyre në formë mielli.

Më 8 korrik 2020, Komisioni i kishte kërkuar Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore që të bënte një vlerësim për këtë çështje dhe më 23 mars 2022, EFSA miratoi një opinion shkencor mbi sigurinë e pluhurit pjesërisht të çyndyrosur të Acheta domesticus intero. Për një periudhë pesë vjeçare, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të kësaj rregulloreje, 24 janar 2023, në dispozitë është e përcaktuar, vetëm shoqëria Cricket One Co Ltd, e cila autorizohet të vendosë ushqimin e ri në tregun e Unionit.

Bashkimi Evropian ka miratuar përdorimin e këtij pluhuri në ushqime të ndryshme, duke përfshirë bukën, drithërat, biskotat,makaronat, salcat, pica, pluhur hirre, produkte zëvendësuese të mishit, produkteve të çokollatës.

Rregullorja e BE-së për “ushqimet e reja”

Tregtimi i insekteve për ushqim është bërë i mundur në Evropë me hyrjen në fuqi të rregullores së BE-së për “ushqimet e reja” më 1 janar 2018, e cila lejon që insektet të njihen si ushqime të reja dhe si produkte tradicionale nga vendet e treta. Për momentin, BE-ja ka autorizuar tashmë për shitje, si ushqim për të sjellë në tryezë, përveç insekteve shtëpiake (Acheta domesticus), larvën e verdhë të miellit (Tenebrio molitor) dhe karkalecin migrator.

Burimi: Top Channel