Receta E Uthullës Së Hithrës – Si Ta Përgatisni Vetë Në Shtëpi

5k 0

Kur vjen pranvera dhe hithrat fillojnë të shfaqen, një mënyrë e mirë për të shfrytëzuar të mirat e tyre është të përgatisni uthullën e hithrës.

Kjo është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar punën e aparatit tretës dhe për të forcuar imunitetin.

Nëse dëshironi të mësoni se si ta bëni vetë uthullën e hithrës, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me recetën e thjeshtë!

Përbërësit

4 gota gjethe të freskëta ose të thata hithre (Urtica dioica)

4 gota uthull molle të papërpunuar, organike

Përgatitja

Prisni në copa të vogla gjethet e freskëta ose të thata të Hithrës, aq sa mund të mbushni lirshëm një kavanoz qelqi. Mos harroni të vishni doreza për të shmangur djegien që bima shkakton.

Shtoni uthullën e mollës, aq sa ajo të arrijë të mbulojë plotësisht hithrën.

Mbuloni kavanozin me një leter pjekjeje dhe më pas mbulleni mirë me kapak.

Shkundeni çdo ditë, duke u siguruar që barishtet të mbeten të zhytura nën uthull.

Brenda pak ditësh, mund të filloni të përdorni këtë uthull të mrekullueshme të holluar me pak ujë.  Në të kundërt pas 4 javësh kulloni barishtet dhe përdorenisipas nevojës./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.