Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm.
Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit.
Mëlçia filtron gjakun, prodhon enzima, shpërbën yndyrnat dhe çliron energji.
Toksinat transformohen në një barrë të madhe për mëlçinë dhe dëmtojnë ndjeshëm të gjitha funksionet e saj.
Problemet me funksionet e mëlçisë ngadalësojnë procesin e rënies në peshë.
Kjo ndodh sepse ngadalësimi i punës së mëlçisë, e bën më të vështirë metabolizmin e yndyrnave.
Mëlçia duhet pastruar rregullisht nga toksinat në mënyrë që funksionet e saj të jenë sa më të mira.
Referuar disa studimeve të rëndësishme, AgroWeb.org ju rekomandon një recetë shumë të mirë dhe efikase për pastrimin e mëlçisë.
Sallata Krokante Për Pastrimin e Mëlçisë
Përbërësit e kësaj sallate janë:
- 1 thelb hudhër
- 1 qepë e kuqe e vogël
- 1 filxhan çaji lakër të kuqe
- 1 copë xhenxhefil
- 1 filxhan çaji cilantro (barishtet e koriandrës)
- Disa gjethe sherebele
- Një copë e vogël rrepkë të zezë
- 1 filxhan çaji kinoa (drith) të gatuar
- 15 bajame
- 1 limon
- Pak kripë
- 1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra të virgjër
Përgatitja e Sallatës
Shtypni hudhrën, prijeni në grimca të vogla dhe hidheni në tasin e sallatës.
Shtoni lakrën e kuqe të prerë hollë bashkë me qepën e kuqe dhe përziejini me lugë druri.
Më pas shtoni gjethet e cilantros dhe të sherebelës.
Prijeni rrepkën shumë hollë dhe hidheni në sallatë dhe më pas prijini bajamet në copa të vogla.
Grijeni xhenxhefilin hollë dhe shtojeni në sallatë.
Shtrydhni limonin dhe nëse dëshironi në sallatë mund të shtoni edhe grimca të lëkurës së grirë të kësaj agrumeje.
Në fund hidhni vajin e ullirit dhe kripën dhe jepini një përzierje përfundimtare.
Sallata është gati.
Kjo sallatë rekomandohet për pastrimin e mëlçisë sepse të gjithë përbërësit e saj kanë vlera të rëndësishme për këtë organ.
Shumica e përbërësve janë të pasura me vitaminat K, A, E dhe C.
Lakra e kuqe ofron kalium, fibër dhe antioksidantë të rëndësishëm për mëlçinë.
Rrepka e zezë ofron shumë vitaminë C e cila nxit pastrimin e organizmit nga toksinat.
Xhenxhefili ndihmon në shkrirjen e qelizave të yndyrës ndërkohë që qepa e kuqe ofron acidin folik për pastrimin e mëlçisë nga depozitat dhjamore.
Limoni është nga natyra një agrume e mirë për pastrim nga toksinat ndërsa bajamet sjellin në tryezë shumë vitaminë E.
Kinoa nga ana tjetër është e pasur me magnez që ndihmon në eliminimin e metaleve të rënda, por edhe shumë antioksidantë. /AgroWeb.org