Kjo recetë nuk është receta e një supe të zakonshme. Përbërësit e saj përbëjnë kombinimin perfekt kundër drobitjes dhe plogështisë së organizmit nga gripi dhe virozat e stinës.
Supa është një nga ushqimet më të mira dhe të shëndetshme për organizmin.
Duke qenë se ajo gatuhet me përbërës të shëndetshëm siç janë perimet, mishi i pulës dhe barishtet, ajo është e pasur me vitamina dhe minerale që i nevojiten imunitetit.
Nutricionistët, tek të cilët bazohet AgroWeb.org rekomandojnë që konsumi i supave gjatë stinës së virozave dhe gripit të jetë sa më i lartë për të përshpejtuar shërimin.
Në këtë artikull do të mësoni recetën e një supe mjaft speciale cila konsiderohet si një mrekulli kundër gripit, virozave dhe acarimit të fytit.
Kjo supë bimore është pakëz pikante dhe përbërësit e saj përzgjidhen në atë mënyrë që të luftojnë të gjitha problemet shëndetësore që sjell gripi dhe virozat.
Hudhra
Hudhra mban larg sëmundjet. Konsumi i saj forcon imunitetin dhe parandalon ardhjen e gripit dhe virozave.
Rigoni Dhe Trumza
Rigoni dhe trumza kanë efekt anti-bakterial dhe forcojnë imunitetin. Në fakt, sipas të dhënave të AgroWeb.org vaji esencial i rigonit është më efikasi kundër baktereve.
Kripa E Detit
Kripa e detit ndihmon organizmin në parandalimin e dehidratimit.
Speci Djegës Dhe Xhenxhefili
Të dyja bëjnë mrekullira për zbutjen e fytit dhe largimin e infeksioneve nga bajamet.
Përveç fytit, xhenxhefili dhe speci djegës qetësojnë edhe stomakun.
Lëngu I Limonit
Lëngu i kësaj agrumeje bashkëpunon me elektrolitet e kripës së detit dhe ruan pehashin e organizmit.
Mjalti
Mjalti shërben si bartës i vitaminave dhe mineraleve dhe shumëfishon të mirat që ofrojnë të gjithë përbërësit e lartpërmendur për organizmin.
Receta E Supës Kundër Gripit
(Sasia e përbërësve përzgjidhet bazuar në numrin e personave për të cilët do gatuani. Përbërësit më poshtë janë për 1 person)
2 filxhan çaji me lëng të mishit të pulës,
4 thelbinj hudhër,
Një majë luge çaji me spec djegës pluhur,
Dy feta 1 cm xhenxhefil i freskët i grirë hollë
Një lugë çaji me kripë (jo e mbushur plot)
1 lugë çaji me rigon të thatë,
2 lugë çaji me mjaltë
Gjysëm luge çaji me trumzë të thatë (nëse preferoni mund ta shtoni)
Lëngu i një gjysmë limoni
Përgatitja
Ziejini të gjithë përbërësit për 15 minuta (nga koha e nisjes së vlimit) dhe më pas kullojeni lëngun.
Lëngun e përftuar rekomandohet ta konsumoni në drekë dhe në mbrëmje kur jeni me grip apo të prekur nga ftohjet e stinës.
Nëse preferoni me këtë lëng mund të përgatisni edhe supa të lehta me perime apo mish pule./AgroWeb.org