FLOTA SHPK – Një Biznes Familjar që Synon Eksportin Global të Prodhimeve Kosovare 

810 0

Një nga hapat e parë që ndërrmarin kompanitë e prodhimit apo grumbullimit është ruajtja e cilësisë së produktit të tyre.  

Proces i cili arrihet përmes automatizimit, teknologjisë dhe sigurisht certifikimit sipas standarteve më të larta ndërkombëtare.  

Flota Shpk është një nga shembujt se si një kompani e vogël e nisur si një ide mund të rritet dhe të kthehet në një pikë referimi për komunitetin ne sektorin bujqësor.  

Flota ka lindur si një biznes familjar në vitin 2017 nga familja Hoxha në zonën e Ferizaj në Kosovë dhe sot është një nga qendrat më të mëdha prodhuese për prodhimin, grumbullimin dhe përpunimin e frutave dhe perimeve në zonë.  

Duke u kthyer brenda dy vitesh në një nga bizneset më me impakt pozitiv në komunitetin e Ferizaj në ofrimin e vendeve të reja të punësimit, por edhe në ndihmesën për kultivuesit vendas të cilët mund të shesin produktet e tyre tek Flota.  

Duke nxitur gjithashtu banoret e zones për t’u angazhuar më shumë në  prodhimet bujqesore, me konsulencë teknike mbi mënyrat e kultivitmit të prodhimeve dhe rritjen e prodhimit bujqësor për çdo fermer po prodhues të interesuar edhe përmes blerjes dhe tregtimit të produkteve të tyre.  

Eksport drejt Amerikës dhe BE  

Një nga qëllimet parësore të kësaj kompanie është shtrirja në tregje të zhvilluara të BE dhe ato Amerikane përmes prodhimeve Shqiptare.  

E listuar në platformën e tregtisë online AgroTrade, Flota SHPK sot numëron 200ton turshi në tre varietete të ndryshme. 

Çdo sezon prodhimet e Flota SHPK përpunohen sipas standarteve ndërkombëtare të sigurisë dhe cilësisë ushqimore.  

Një nga kriteret kryesore për eksportimin e mallrava në tregjet e zhvilluara globale i cili fitohet përmes certifikatave të sigurisë.  

E para me të cilën është pajisur Flota SHPK është ISO 22000, një certifikim që tregon jo vetëm gatishmërinë e kompanisë për të përmbushur kërkesat e klientëve me produkte të sigurta e cilësore dhe sigurimin e zgjerimit në tregje ndërkombëtare dhe globale.  

Ekipi i FLOTA SHPK dhe eksperti i CBS gjatë trajnimit për ISO 22000

Një certifikim i arritur përmes mbështetjes nga projekti USAID – Economic Development, Governance and Enterprise Growth Project dhe asistencën teknike të Creative Business Solutions CBS në të gjitha hallkat e procesit.  

Flota SHPK e gjeni në faqen zyrtare në Facebook duke klikuar këtu/AgroWeb.org