“Ndihmojnë duhanpirësit të lënë cigaret”/ 90 ekspertë, letër Komisioneres së lartë evropiane për efikasitetin e produkteve pa tym

530 0

Nga data 20 deri më 25 nëntor, delegatët që përfaqësojnë vendet që kanë nënshkruar Konventën për Kontrollin e Duhanit (FCTC) do të mblidhen në Panama për të diskutuar politikat e duhanit dhe nikotinës në Konferencën e 10-të të Palëve (COP10). Siç ndodh çdo dy vjet, OBSH FCTC do të orientojë politikat e shëndetit publik të vendeve pjesëmarrëse, përfshirë BE-në.

Siç dihet tani – nënvizon Qendra Kërkimore për Reduktimin e Dëmit nga Duhani në Universitetin e Katanias, CoEHAR – qasja e FCTC në Panama do të jetë të barazojë produktet pa djegie me cigaret dhe kjo është në kundërshtim të plotë me rezultatet e të gjithë literaturës shkencore që demonstrojnë efektivitetin e parimit të reduktimit të rrezikut në luftën kundër pirjes së duhanit”.

“Duhet të kuptohet se shumë duhanpirës, ​nuk mund ose nuk kanë ndërmend ta lënë duhanin – shpjegon prof. Riccardo Polosa, themelues i CoEHAR. Dhe për këta subjekte, veçanërisht nëse vuajnë nga patologji të veçanta, kalimi nga cigaret konvencionale në produktet pa djegie mund të nënkuptojë një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së tyre shëndetësore”.

Vendet e përfshira në CoEHAR (Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia, Japonia dhe Zelanda e Re), të cilat kanë adoptuar parimin e reduktimit të dëmit, “të gjitha kanë regjistruar një ulje të ndjeshme të prevalencës së duhanpirjes edhe tek të rinjtë”. Çdo rregullore për produktet pa djegie – shton Polosa – duhet të balancojë nevojën për të mbrojtur të rinjtë dhe për të qenë në gjendje të ndihmojë duhanpirësit e rritur të lënë duhanin”.

Programi kërkimor i Qendrës së Ekselencës, CoEHAR hetoi efektet e produkteve pa tym dhe ndikimin e tyre në shëndet, duke demonstruar “me të dhëna të qarta se këto produkte ofrojnë një reduktim të konsiderueshëm të rrezikut në krahasim me cigaret konvencionale, ndihmojnë duhanpirësit të lënë cigaret dhe sigurojnë përmirësime të rëndësishme klinike tek përdoruesit me patologji të lidhura me duhanin”.

Për këtë arsye, 90 ekspertë të reduktimit të dëmit, përfshirë anëtarë të CoEHAR, i dërguan një letër Komisioneres Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides, për të kërkuar zbatimin e parimit të reduktimit të rrezikut në përcaktimin e politikave publike për të luftuar duhanin.

“Siç kërkohet nga ekspertët në tekstin e letrës shpresa jonë është që, në dritën e provave shkencore, FCTC dhe Bashkimi Evropian do të kryejnë një rishikim të kujdesshëm, të balancuar dhe transparent të provave shkencore të disponueshme në lidhje me produkte pa djegie, krahasuar me cigaret konvencionale, të tilla që ofrojnë informacion të domosdoshëm për të qenë në gjendje të marrin vendime të dobishme në interes të miliona duhanpirësve”, përfundon Polosa.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.