“New Dent” 20 vite në Treg –Sipërmarrja e Suksesshme nga Eglantina Shabanaj

1.1k 0

Kur Eglantina Shabanaj hapi klinikën e saj dentare e dinte sesa sukses do të kishte. Sepse sipas saj, një njeriu nuk i duhen vetëm paratë për të ndërtuar të ardhmen, por i duhen ëndrrat e mëdha.

Eglantina Shabanaj ishte një kampione në atë kohë. Shahistja më e mirë e Shqipërisë me numrin më të lartë të titujve si kampione kombëtare, plot 15 herë.

Pasioni për shahun nuk e pengoi Englantinën të zhvillohej në një tjetër fushë, atë të stomatologjisë. Ku vite më vonë do të drejtonte një nga klinikat dentare më të suksesshme në vend.

Një Shahiste Që u Bë Dentiste

Hapja e një klinike për zonjën Shabanaj ishte një sfidë. Një nga frikërat më të mëdha në hapjen e këtij biznesi të ri ishte suksesi, besimi i klientëve dhe gara me vetëveten.

Klinika “New Dent” sot është një sukses. Tashmë pacientët e saj nuk janë vetëm vendas, por vijne nga Franca, Italia, Anglia e vende të tjera të botës të cilët i besojnë jo vetëm emrit të mirë që ka krijuar klinika, por edhe Dr. Eglantinës.

“Duhet t’i besosh pacientët, dhe sidomos duhet t’i mirekuptosh ngurimet e tyre” , tregon ajo.

Në mbi 20 vite eksperiencë, Eglantina ndjehet mirënjohëse ndaj gjithë atyre mijërave njerëz që besuan tek ajo.

Eglantina Shabanaj në ambientet e klinikës “New Dent”

Nëse rastis të jesh në klinikën”New Dent” komunikimi dhe informacioni i vazhdueshëm që stafi ka me klientët është një nga tiparet kryesore.

“Ne ndërtojmë ura”, thotë Eglantina, por kësaj here nuk e ka fjalën thjeshtë për ura porcelani, por për ura komunikimi.

Një nga sukseset më të mëdha në këtë klinikë dentare, ka qenë investimi i vazhdueshëm në njohuri personale tek stafi dhe makerineri e paisje të avancuara. “New Dent” është mbështetur financiarisht nga programi për rritjen e grave në biznes i quajtur CATALYZE, pjesë e USAID.

“Investoj gjatë gjithë kohës së bashku me koleget e mia në dije personale, por paralel investoj dhe ne paisje te reja që nga poltronat deri në një matricë të thjeshtë. Kjo e bën klinikën tonë të pëlqyeshme dhe shumë profesionale”, përfundon ajo.

E vendosur në rrugen Irfan Tomini prej 22 vitesh klinika “New Dent Egla” gjendet lehtë në zemër të Tiranës dhe ju mirëpret plot profesionalizëm dhe plot buzëqeshje./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.