Shegët futen në grupin e frutave që rriten në klima të ftohta, por duhet të dini që idealja për këtë frut është klima Mesdhetare.
Këtë padyshim ofron klima e butë dhe e ngrohtë e Konispolit, ku është e vendosur një nga fermat më të veçanta në vend.
Falcon Land shpk është një kompani bujqësore e themeluar në vitin 2014, e cila operon në zonën e Konispolit, në jug të Shqipërisë dhe rrit disa varietete shegëve cilësore.
Cilësi dhe shije nga Shqipëria
Në vitin 2016, kompania investoi ne mbjelljen e një sipërfaqe prej 15.8 ha me shegë të varieteteve Wonderful (13 ha) dhe Acco (2.8 ha). Kapacitetet prodhuese janë 500 tonë për ha. Meqenëse pemët janë të reja, kapacitetet prodhuese të kompanisë do të rriten në vitet e ardhshme. Vjelja e shegëve të varietetit Acco fillon në fillim të muajit shtator, ndërsa shega e varietetit Wonderful fillon gjatë muajve Tetor – Nëntor.
Kompania i kushton vëmendje zbatimit të standardeve të cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Nëpërmjet mbështetjes së Creative Business Solutions dhe Projektit të USAID-it për Zhvillimin Ekonomik, Qeverisjen dhe Rritjen e Ndërmarrjeve, në Nëntor 2022 Falcon Land është certifikuar konform standardit Global G.A.P., një standard ndërkombëtar i mirënjohur që merr në konsideratë sigurinë ushqimore, shëndetin dhe mirëqenien e punëtorëve dhe mbrojtjen e mjedisit.
Falcon Land shpk është listuar edhe në patformën e tregtisë online AgroTrade ku lidhet drejtperdrejtë me blerës të huaj shumice. Për më shumë informacion rreth kompanisë mund të vizitoni faqet e tyre zyrtare falconland.al, në facebook Falcon Land dhe në instagram falconland_group./AgroWeb.org
Lini një Përgjigje