Si të ‘luftojmë’ zakonet e dëmshme me produktet alternative me risk të reduktuar

407 0

Një stil jetese i pashëndetshëm është një ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve që çojnë në vdekje të parakohshme. Kjo vihet re veçanërisht në vendet e ashtuquajtura si të zhvilluara, ndërkohëqë rreth 41 milionë njerëz vdesin çdo vit nga sëmundjet jo tëtransmetueshme, kardiovaskulare, sëmundjet kronike tëfrymëmarrjes, kanceri, diabeti, sëmundje të tjera që lidhen me metabolizmin apo me shëndetin mendor. Kjo parantezë u bë nga kreu i departamantit të alergologjisë dhe sëmundjeve pulmonare në Institutin Kombëtar të Mjekësisë në Varshavë.

Duke diskutar në panelin me tematikë, “Shëndeti dhe përfitimet ekonomike nga koncepti i reduktimit të dëmit“ në çeljen e Forumit të 14-të Global të Nikotinës në Varshave, Fal theksoi se këto sëmundje “marrin“ mesatarisht 20-25 vite të jetës sonë. Sipas tij teza që sjell një jetë më të shëndetshme njëherësh jetëgjatësi nuk është llogari aq e thjeshtë.

“Ne zakonisht i monitorojmë këto pesë sëmundje kyçe përmes pesë faktorëve kryesorë të rrezikut. Në to përfshihet një dietë jo e shëndetshme për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, konsumimi i cigares për sëmundjet kronike të frymëmarrjes, abuzimi me alkoolin për zhvillimin e kancerit, mungesa e aktivitetit fizik për diabetin dhe sëmundjet mendore dhe neurologjike si pasojë e ndotjes së ajrit.“- tha Fal.

Ai shton gjithashtu se pirja dhe tymi i duhanit në vetvete janëfaktorë kryesorë të rrezikut, ky pohim mbështetet edhe në shifra. Çdo vit, më shumë se 8 milionë njerëz vdesin si pasojë e duhanpirjes, këtu përfshihen edhe 1 milionë konsumues pasivë, pra ata që nuk kanë ndezur kurrë një cigare.

“Tymi i duhanit është ai që vret si duhanpirësit ashtu edhe ata jo duhanpirës. Sa i takon nikotinës, që shquhet si arsyeja kryesorese pse duhanpirësit konsumojnë cigare, në fakt mbart disa faktorë rreziku, por nuk është shkaktarja e sëmundjeve që lidhen drejtpërdrejt me duhanpirjen.“- shpjegon Fal.  

Ai gjithashtu u ndal edhe te koncepti i reduktimit të dëmit, si njëformë për të zhdukur një zakon të dëmshëm, duke e zëvendësuar atë me një alternativë potencialisht me produkte me risk të reduktuar. Fal thekson se investimi në masa parandaluese ështëzgjidhja më e mirë, e cila “përqafon“ konceptin në fjalë.

“Zëvendësimi i diçkaje që është shumë e keqe me diçka tjetër që mbart më pak rrezik është një ide e mirë nëse nuk mund t’i largojmë duhanpirësit në ndonjë mënyrë tjetër.“- thotë Fal.

Ai përmendi se të dhënat e fundit tregojnë se aktualisht në botë ka 1.3 miliardë duhanpirës, ​​krahasuar me vetëm 10 vjet më parë kur ky numër ishte 1.1 miliardë.

“Kjo do të thotë se numri i duhanpirësve në popullatën e përgjithshme është rritur statistikisht, në raport me rritjen e popullsisë.“- vijoi ai.

Fal, i cili ka shërbyer si kreu i shoqatës së shëndetit publik në Poloni për 10 vjet, u ndal edhe në shifra të tjera krahasuese.

Pothuajse 1/3 e duhanpirësve në botë jetojnë në Kinë dhe nëIndi. Nga ana tjetër, disa vende kryesore evropiane si Suedia, Britania e Madhe dhe Republika Çeke, të cilat nuk ndjekin modelin “lërë tani“ kanë arritur të ulin ndjeshëm shkallën e konsumit të duhanit në nivel kombëtar, duke prezantuar konceptin e reduktimit të dëmit, të përshtatur në politika rregullatore e afatgjata si dhe me masa parandaluese.

“Vitin e kaluar, ne analizuam ‘epideminë’ e duhanpirjes në vendin tonë për Parlamentin polak dhe arritëm në përfundimin se mënyra më e mirë për të dalë nga statistikat e frikshme është parandalimi. Dhe ka tre nivele parandalimi – parandalimi parësor, pastaj një politikë e mençur fiskale që mund të ndihmojë në uljen e shkallës së duhanpirësve, por në të njëjtën kohë, duhet të ketë një alternativë për ta. Politika tatimore është një mjet i dobishëm, me anë të të cilit jo vetëm që mund të rrisim çmimin e cigareve, por në të njëjtin kohë mbajmë gjitashtu disa alternativa. Këto produkte alternative janë të vërtetuara shkëncërisht se janë më pak të dëmshme dhe me një çmim më të ulët se cigaret normale, do t’i stimulojë duhanpirësit të kalojnë në opsione më pak të dëmshme.“- përfundoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.