Formula Kundër Barishteve të Këqija që Dëmtojnë Lulet dhe Bimët në Ballkon

2.2k 0

Nuk ka kënaqësi më të madhe dhe ndjesi shlodhëse se sa ajo e të paturit vazo me lule nue ballkon apo në kopështin e shtëpisë.

Për fat të keq, bashkë me to vijnë edhe barishtet e këqija që kanë tendencën të pushtojnë dhe zaptojnë gjithçka që u del përpara.

Barishtet e këqija rishfaqen sado të përpiqeni t’i hiqni qafe. Ato ngushtojnë hapësirat e luleve dhe bimëve për të cilat kujdeseni aq fort dhe ngrejnë krye pareshtur.

Është njësoj sikur të përballeni me një ushtri të vazhdueshme të barit të keq. A ka zgjidhje për këtë problem?

Ekspertët, të cilueve u referohet AgroWeb.org kundërshtojnë përdorimin e kimikateve të dëmshme që përveç barit të keq shkatërrojnë edhe bimët e mira.

Në vend të tyre ato rekomandojnë pesë mënyra natyrale që do të nënshtrojnë barishtet e këqija dhe do të mbajnë kopshtet tuaja të pastra dhe të bukura.

1. Komposti organik

Plehu organik dhe komposti i dheut nuk do t’i mbajë larg barishtet e këqija. Megjithatë, ai mundet të ngadalësojë dhe vonojë rritjen e tyre.

Ka disa barishte që ngrejnë kokë pavarësisht plehut organik.

Ky i fundit do t’u vijë në ndihmë bimëve tuaja, duke i forcuar dhe ushqyer ato.

Për më tepër, plehu do të mbrojë lagështinë dhe do t’i mbajë bimët të ngopura me ujë.

2. Uthulla e bardhë

Ky produkt i kuzhinës sonë është fantastik.

Ai përdoret për të pastruar shtëpinë, hequr aromat e këqija dhe pasuruar sallatat tona të preferuara.

Natyralisht, uthulla mund të përdoret edhe për të shkatërruar barishtet e këqija. Mjafton t’i spërkatni ato me uthull.

Sigurisht që kjo e fundit nuk do të funksionojë aq shpejt sa kimikatet, por nuk do të shkatërrojë mjedisin përreth.

Kur të spërkatni barishtet e këqija me uthull, mundohuni ta hidhni atë në pjesën e rrënjëve dhe të tregoni kujdes edhe me bimët e tjera sepse uthulla mund t’i shkatërrojë edhe ato.

3. Uji i valuar

Uji i valuar është zgjidhja më e lashtë dhe efektive kundër barishteve të këqija.

Uji i valuar i përvëlon ato deri në rrënjë, pavarësisht sa keq tingëllon.

Megjithatë kini kujdes, uji i valuar nuk arrin të dallojë cila është barishte e mirë apo e keqe.

4. Uji me kripë

Uji me kripë funksionon gjithashtu.

Ai dehidraton bimët e këqija duke i parandaluar përthithjen e lëngjeve të tjera.

Kini kujdes sepse uji me kripë mundet të dëmtojë pjesën përreth bimëve dhe të ndikojë edhe në rrënjët nëntokësore të bimëve të mira.

Një majë luge me kripë në ujë nuk shkakton shumë dëme, por nuk ia vlen të rrezikoni me bimët organike për të cilat jeni kujdesur aq shumë.

Përdoreni këtë metodë nëse barishtet e këqija zaptojnë trotuaret, rrugicat ose zona të tjera të hapësirave përreth shtëpisë suaj.

5. Mielli i misrit

Përdorni miellin e misrit kundër barishteve të këqija. Gluteni shkatërron filizat e këqija dhe ndalon rritjen e tyre.

Spërkatni zonën e prekur nga barishtet e këqija me miell misri.

Ndonëse kjo alternativë nuk është shumë efikase kundër bimëve të këqija tashmë të rritura, duhet ta përdorni gjithsesi për të siguruar një kopsht vazhdimisht të mbrojtur nga barishtet e këqija.

Për më tepër, mielli i misrit u jep bimëve të mira nitrogjenin e nevojshëm./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.