Në zonën e Alpeve të Shqipërisë gjendet në florën e egër një varietet i veçantë i rukolës.
Kjo barishte i përket familjes Eruca sativa .Mill, dhe vilet për vite të tëra në kushte natyrore.
Rukola e këtyre tokave karakterizohet nga një gjethe e gjerë të dhëmbëzuar dhe me një ngjyrë jeshile të errët.
Duke qenë se ajo vilet në natyrë, nga shfrytëzimi i tepërt po shkon në zhdukje, pra në formë të rrallë.
Ama sipas të dhënave, fshatrat e kësaj zone kanë nisur ta kultivojnë.
Kushtet e kultivimit të Rukolës Gjethegjerë
Mbillet në ngastra tarrace të sheshta, me ekspozicion nga dielli, toka të thella e të pasura me lëndë organike, dhe me mundësi ujitjeje.
Mbjellja kryhet duar-duar, gjatë periudhës Mars-Tetor. Prodhimi vjen për tu vjelë 45 – 50 ditë pas mbirjes farës.
Pas përgatitjes së mirë të tokës, mbillen farërat në brazdat e hapura me shatë.
Mbjellja e farës bëhet me dorë, në rreshta me largësi 25-30 cm dhe thellësi 1,5-2,0 cm; sasia e farës së nevojshme është 0.5 -1,0 kg /dynym
Kryhen ujitje, plehërime dhe prashitje e bimëve në mes rreshta.
Kjo bimë ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta.
Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.
Preferohet për konsum të freskët në familje dhe për tregun lokal./AgroWeb.org