Pazia është një nga barishtet më me vlerë për shëndetin e njeriut.
Kjo barishte rekomandohet për rregullimin e nivelet e sheqerit në gjak, parandalimin radikaleve e lira, përmirësimin e tretjes, forcimin e sistemit imunitar, për uljen etemperaturën, luftimin e inflamacionit, uljen e tensionit të gjakut, parandalimin e sëmundjeve të zemrës, dendësinë e kockave dhe shëndetin e trurit.
Në pamje të parë, pazia ngjan shumë me spinaqin, por në vlera ajo ka ngjashmëri më të madhe me panxharin.
Ky i fundit rritet dhe shfrytëzohet për rrënjët, ndërsa pazia për gjethet.
Pazia ka qenë pjesë e gatimeve të ndryshme në shumë qytetërime për shekuj me radhë.
Si Të Mbjellësh Pazinë Në Kushtet e Shtëpisë
Fermerët e vegjël e rrisin pazinë në parcela të vogla dhe e shesin atë të freskët tek konsumatorët që ia dinë vlerën barishteve.
Pas blerjes së farave në një dyqan të specializuar, sigurohuni që vazoja e përzgjedhur nuk është shumë e thellë, sepse pazia nuk lëshon shumë rrënje pavarësisht se ka gjethe të mëdha.
Farat duhen mbjellë në një distancë prej 1-2.5 cm nga njëra tjetra.
Vazoja duhet lënë në ballkon me ngrohjen e temperaturave.
Kur filizët të jenë formuar hollojini duke krijuar një hapësirë më të madhe nga njëri tjetri.
Pazia është një bimë që nuk kërkon shumë përkujdes. Ajo ia del mbanë vetë dhe ka një nivel të lartë tolerance.
Megjithatë ajo nuk e pranon neglizhencën.
Kur temperaturat janë shumë të nxehta duhet të siguroheni ta ujisni sa më shpesh.
Bimët që mbillen në vazo kanë nevojë për më shumë ujitje se ato në kopësht.
Gjithsesi dheu duhet të jetë i pasuruar dhe i pastër.
Vazoja duhet të ketë një sistem të mirë kullimi.
6-8 javë pas mbjelljes, mund të mblidhni gjethet duke nisur nga ato më të mëdhatë dhe në një rregull nga jashtë brenda.
Gjethja e pazisë duhet prerë që nga kërcelli pak centimetra mbi dhe’.
Me ftohjen e temperaturave, vazon mund ta mbani brenda dhe të keni gjethe të shijshme e të shëndetshme me bollëk./AgroWeb.org