Patëllxhani, Perimja e Duhur për Tretje të Shkëlqyer

3.7k 0

Patëllxhani është një perime që bie gjithmonë në sy në stendat e fruta perimeve në kryeqytet dhe përtej tij.

Patëllxhani përmban pak kalori dhe është një burim i shkëlqyer i fibrës, e cila i vjen në ndihmë organizmit për tretjen dhe mbajtjen nën kontroll të kolesterolit.

Patëllxhani përmban edhe shumë antioksidantë, substanca mirëbërëse kundër inflamacionit.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org recetat e dy prej gatimeve më të mira me patëllxhanë.

Përgatitja E Patëllxhanit

Patëllxhani ka një shije pakëz të hidhur ndaj si fillim perimja duhet prerë në copa të vogla dhe kriposur.

Pas 30 minutash, copat e patëllxhanit duhen shpëlarë me ujë dhe më pas të kullohen.

Ky proces e zbut patëllxhanin dhe parandalon përthithjen e vajit të tepërt gjatë gatimit.

Pas përgatitjes, copat e patëllxhanit mund të piqen, skuqen ose kavërdisen.

Patëllxhan Të Skuqur Me Djathë

Përbërësit

  • 1 patëllxhan
  • Gjysëm luge çaji me kripë
  • 1 filxhan me miell
  • 2 vezë
  • 1 lugë gjelle me ujë
  • 200 gramë thërrime buke
  • 80 gramë djathë Parmixhan
  • Vaj për skuqje

Përgatitja

Prijeni patëllxhanin në kubikë dhe lyejini me rradhë me miell, vezë, thërrime buke dhe djathë të grirë.

Skuqini në tigan deri sa të marrin ngjyrë të kaftë dhe më pas servirini duke i spërkatur me majdanoz të grirë dhe salcë domate me hudhër.

Patëllxhan Në Skarë  

Përbërësit

  • 4 patëllxhanë të prerë në feta të holla
  • 2 lugë çaji me kripë
  • 4 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
  • Gjysëm luge çaji me piper të zi

Përgatitja

Pas marinimit me kripë lyejeni secilën fetë me vaj ulliri dhe vendoseni në një enë të madhe.

Më pas hidhni kripë dhe piper dhe përziejini me duar.

Vendosini në skarë për 16-20 minuta duke ndërruar anën herë pas here.

Pasi fetat të jenë zbutur dhe të kenë marrë ngjyrë kafe mund t’i konsumoni me sallata, vaj ulliri dhe hudhër.

Pjesën e mbetur mund ta fusni në një enë me kapak dhe ta ruani në frigorifer deri në 2 ditë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.