Si të Kujdeseni për Lule Shpatën në Kushtet e Shtëpisë

4.5k 0

Shëndeti dhe mirëqenia e secilit prej nesh në shtëpi apo edhe në vendet ku punojmë varet nga një sërë faktorësh, por lulet dhe bimët në mjediset ku qëndrojmë, padyshim që luajnë një rol të rëndësishëm.

Bimët prodhojnë oksigjen dhe pastrojnë ajrin. Hapësirat e brendshme zakonisht kanë një përqendrim të lartë mikrobesh dhe bakteresh që gëlojnë në ajër.

Disa bimë kanë aftësi disinfektuese dhe pastruese të ajrit. Ato neutralizojnë toksinat dhe i bëjnë mirë shëndetit, sidomos atij mendor.

Një nga bimët më të mira për tu mbajtur në shtëpi është Sansevieria, ose siç njihet ndryshe Lule shpata apo Lulja e Gjarprit.

Ajo është një nga bimët më popullore veçanërisht për zyra sepse nuk ka nevojë për shumë vëmendje.

Kjo bimë nuk është aspak delikate, sepse edhe nëse gjethet e saj thyhen, ajo rimëkëmbet shpejt.

Lule Shpata  pastron ajrin nga kimikatet  dhe çliron shumë oksigjen, veçanërisht në mbrëmje.

Si Të Kujdeseni Për Lule Shpatën Në Kushtet e Shtëpisë

Duke qenë se Lule Shpata ka nevojë për përkujdesje minimale, ajo është shumë afat-gjatë dhe duket thuajse e pashkatërrueshme.

Aspektet më të rëndësishme të përkujdesjes së lules në kushtet e shtëpisë janë:

Ndriçimi

Kjo bimë ka nevojë për ndriçim të matur.

Ajo duhet vendosur në drejtim të veriut, përballë një dritareje që ofron ndriçim të mirë por jo të fortë.

Nëse ndriçimi është tepër i frortë, gjethet do të marrin ngjyrë të verdhë.

Ujitja

Ujitja duhet bërë kur dheu është i thatë dhe më pas duhet lënë të kullojë, që nxjerr në pah rëndësinë e një vazoje me sistem të mirë kullimi.

Dheu gjithësesi nuk duhet lënë shumë i qullët dhe rrënjët nuk duhen lënë kurrë në ujë.

Gjatë dimrit, ujitja duhet të jetë e kujdesshme sepse bima kalbet shpejt në prani të ujit.

Temperatura

Kjo bimë lulëzon mirë në temperaturë ambienti mesatare.

Mbrojeni bimën nga ngricat dhe temperaturat e ftohta nën 10 gradë.

Fertilizimi

Gjatë stinës së verës, bima duhet fertilizuar një herë në tre javë.

Megjithatë, duhet të tregoni kujdes sepse nëse e teproni me fertilizuesin, gjethet do të bien shpejt.

Transferimi Në Vazo Tjetër

Me kalimin e kohës mund të zgjidhni një saksi më të madhe dhe t’i jepni bimës një ‘shtëpi’ më të madhe.

Kjo është e realizueshme vetëm kur rrënjët rriten aq shumë sa nuk ka më hapësirë.

Ju mund të zgjidhni një vazo më të madhe e ta transferoni bimën me gjithë ose pa dheun fillestar.

Gjethet e dëmtuara mund t’i prisni ndërsa ato shëndetplotë mos harroni t’i fshini me një leckë të lagur. /AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.