Si të Mbillni Mëllagën në Kushtet e Shtëpisë

4.5k 0

Lulja e mëllagës është një nga dhuratat më të mrekullueshme që natyra i Shqipërisë.

Në Shqipëri, mëllaga njihet si bimë medicinale e egër, por kohët e fundit ka filluar të kultivohet dhe të rritet edhe nëpër shtëpi.

Mëllaga nuk ka kërkesa të veçanta ndaj mund ta mbillni edhe në vazo dhe periudha e rekomanduar e mbjelljes është muaji shkurt dhe mars.

Si Të Mbillni Dhe Përkujdeseni Për Mëllagën Në Kushtet e Shtëpisë

Bima e mëllagës lulëzon dhe rritet shumë lehtë në kushtet e shtëpisë për sa kohë mund t’i siguroni kushtet e mëposhtme:

Mbjellja

Ju mund të zgjidhni farën e preferuar të mëllagës (me ose pa aromë) dhe të nisni mbjelljen me të përfunduar ngrica e fundit e dimrit.

Mëllaga ka nevojë për një vazo me sistem të mirë kullimi.

Dheu duhet të jetë i punuar dhe i lehtë. Ai  duhet të jetë i tharë plotësisht që të ujitet.

Nëse dheu mbetet shumë i lagësht, atëherë mëllaga do të myket e kalbet.

Për më tepër, mëllaga është një bimë që kërkon hapësirë pra vazoja duhet të jetë e përshtatshme për t’i dhënë mëllagës hapësirën e nevojshme.

Ndriçimi

Vazoja duhet mbajtur në një vend ku bima të mund të marrë 6-8 orë ndriçim të plotë nga dielli.

Kjo është shumë e rëndësishme për lulëzimin dhe rritjen e mëllagës.

Temperatura

Mëllaga është  një bimë që preferon temperatura të freskëta.

Temperatura ideale për rritjen e mëllagës është 18-21 gradë gjatë ditës dhe 13 gradë në mbrëmje.

Fertilizimi Dhe Krasitja

Për një rritje dhe zhvillim sa më të mirë të mëllagës, ekspertët këshillojnë përdorimin e fertilizuesve, veçanërisht gjatë muajve të parë.

Fertilizimi do të ndihmojë në çeljen e luleve më të bukura.

Sa i përket krasitjes, ju mund ta bëni atë në fazën e mëvonshme të rritjes duke i dhënë mëllagës dhe bimës në përgjithësi formën e dëshiruar./AgroWeb.org