Si të Mbillni Rozmarinën në Shtëpi

6.5k 0

Rozmarina, e shijshme dhe ndjellëse, është një barishte të cilën mund ta rrisësh lehtë në kushtet e shtëpisë.

Proçesi i rritjes së saj është mjaft i lehtë dhe siç thuhet rëndom “nuk ka nevojë për shkencë.”

Sapo bima të zejë rrënjë, atëherë ajo do të rritet dhe lulëzojë për vite të tëra.

Lexoni më poshtë këshillat e AgroWeb se si ta mbillni, kujdeseni për të dhe të korrni frutet e punës suaj.

Nëse do të dish për vlerat e Rozmarinës kliko këtu.

Merrni një degë rozmarine.

Është më e lehtë të mbillet në këtë mënyrë se sa nëpërmjet farave.

Por, duke qenë se klima në vendin tonë është relativisht e ngrohtë, atëherë ju mund ta mbillni atë  në muajt e parë të pranverës dhe vjeshtës.

Mos harroni se dega e mbjellë e rozmarinës do të ketë të njëjtën cilësi si bima nënë.

Shumimi i rozmarinës.

Vendosni nga një degë në një vazo të vogël. 2/3 e vazos duhen mbushur me rërë të trashë dhe një e treta me plehun organike.

Vendoseni vazon në një vend me dritë, por jo nën ekspozimin e drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit.

Ujitini vazot e vogla rregullisht dhe mbajini ato në një vend të ngrohtë deri sa degët të zënë rrënjë.

Ky proçes zakonisht zgjat për tre javë.

Mbillni fidanët në vazo më të mëdha.

Sapo fidanët të kenë zënë rrënjë, atëherë ju mund t’i zhvendosni në vazo më të mëdha ose në kopësht.

Rozmarina është një bimë që përshtatet lehtësisht jo vetëm me kushtet e tokës por edhe të klimës.

Mund të themi që ajo është një bimë e lumtur që lulëzon në temperatura të ngrohta dhe të ftohta, buzë detit ose në male.

Megjithatë, ajo preferon një klimë të thatë e të ngrohtë.

Kini parasysh që rozmarina preferon një tokë të thatë, ndaj mos e teproni me ujitjen.

Mjafton një ujitje mesatare. Mos harroni që rozmarinës i pëlqen shumë edhe uji i shiut.

Mos u shqetësoni për plehun. Rozmarina nuk ka nevojë për të.

Nëse vjen dimri, futini vazot brenda duke qenë se acari mund ta dëmtojë bimën.

Sigurohuni që bima të mbijetojë në dimër dhe strehojeni atë në hapësirat tuaja të brendshme.

Mblidheni rozmarinën.

Kur ajo të jetë rritur, nisni të mblidhni rozmarinën sipas dëshirës.

Shkurrja do të vazhdojë të rritet e të prodhojë sipas dëshirës.

Duke qenë se rozmarina është bimë e e përhershme, frytet e saj do t’i shijoni gjatë gjithë vitit./AgroWeb.org

Për më tepër njohuri mbi vetitë e Rozmarinës kliko këtu