Trëndafila Mahnitës në Hapësirat e Shtëpisë – Si t’i Mbillni në Shtëpi

2.8k 0

Një nga lulet më të mrekullueshme që gëzon syrin dhe mahnit shqisat me aromën dhe pamjen magjepsëse.

AgroWeb.org ju sjell mënyrën se si t’i rrisni me sukses në hapësirat e shtëpive tuaja.

Trëndafilat kanë një sezon mbjelljeje edhe në këtë periudhë.

Kur të keni zgjedhur llojin e trëndafilit që dëshironi ta rrisni vetë, vendosni për metodën e rritjes: nga rrënja apo dega. Rrënjët e zhveshura të trëndafilit mund të mbillen direkt nën tokë.

Nëse dëshironi mund të zgjidhni fidanë të gatshëm dhe t’i transferoni ato nga saksia në një tjetër ose në kopsht.

Këto mund t’i gjeni në çdo pikë të tregtimi të luleve me shumicë apo me pakicë në qytetet tuaja.

Zgjidhni vendndodhjen

Duhet të gjeni një vend që preket nga drita për të paktën 6 orë në ditë. Nga ana tjetër, zgjidhni një vend jo të mbipopulluar me bimë të tjera.

Toka duhet të jetë e shkrifët dhe të ketë një sistem të mirë kullimi. Mund të zgjidhni vazo të thella që u japin trëndafilave hapësirën e duhur për të lulëzuar.

Ujitini trëndafilat gjatë përgatitjes për mbjellje. Nëse jeni duke mbjellë rrënjët e trëndafilave, futini në ujë për disa orë.

Nëse jeni duke mbjellë fidanë, ujitini mirë përpara transferimit në një vazo tjetër.

Duhet të hapni nga një vrimë për çdo trëndafil që do të mbillni. Vrima duhet të jetë 35-40 centimetra e gjërë dhe 30 cm e thellë.

Masat e mësipërme nuk kanë nevojë të jenë ekzakte, por e rëndësishme është që trëndafilat të kenë hapësirë.

Dheun e hequr mënjanë duhet ta përzieni me pleh. Nëse synoni të mbillni shumë trëndafila, atëherë jepuni bimëve shumë hapësirë nga njëra tjetra.

Mbjella dhe Kujdesi

Mbjellja. Rrënjët ose fidanët duhet t’i vendosni në vrimën e hapur dhe t’i rrethoni me dheun organik. Nëse jetoni në vend me klimë të ftohtë, atëherë rrënjët ose fidanët e trëndafilit duhen futur më thellë nëntokë që të mbrohen nga temperaturat e ftohta.

Përdorni duart për të shtypur dheun përreth që mos të krijojë bulëza ajri.

Vaditja. Trëndafilat kërkojnë ujitje të vazhdueshme, sidomos gjatë natës, pasi i keni mbjellë ato.

Shtoni hala pishe dhe pleh në shtatin e rrënjëve dhe të fidanëve.

Kjo do e mbajë temperaturën përreth në nivele të qëndrueshme dhe do t’i mbrojë trëndafilat gjatë fazës fillestare të rritjes.

Gjatë verës ujitini më shpesh. Trëndafilat kanë nevojë për shumë ujë që të rriten shëndetshëm. Mos e lini tokën të thahet.

Krasitini trëndafilat. Në këtë mënyrë do të jenë të shëndetshëm dhe të bukur. Largoni zgjatimet e shkurreve në mënyrë që të parandaloni prishjen e bimës.

Krasitja duhet të jetë e njëtrajtshme, sipër sythave aty ku formohen degët.

Trëndafilat kanë nevojë për mbrojtje gjatë dimrit. Kujdes nga ngricat.

Zgjatimet dhe e gjithë shkurrja duhet krasitur ndjeshëm deri në gjysmë metri. Degët mund t’i lidhni së bashku që të jenë më të mbrojtura./AgroWeb.org