Cilat Janë Më Të Mira, Frutat Dhe Perimet e Freskëta Apo Ato Të Ngrirat?

1.2k 0

A e keni pyetur ndonjëherë veten nëse frutat dhe perimet e freskëta janë më të mira se ato të ngrirat?

Sido që të jetë përgjigjia juaj, AgroWeb.org ju fton t’i hidhni një sy artikullit për t’u njohur me rezultatet e studimit më të ri.

Cilat janë më të mira?

Të dy llojet, si ato të ngrirat dhe ato të freskëtat i ruajnë lëndët e tyre ushqyese. Ky rezultat vjen sipas një studimi të fundit të kryer nga Universiteti i Gjeorgjisë, në të cilin AgroWeb.org mbështetet.

Studiuesit analizuan përmbajtjen e lëndëve ushqyese të tetë frutave dhe perimeve, si brokoli, lulelakra, misri i ëmbël, bizelet, fasulet jeshile, spinaqi, boronicat dhe luleshtrydhet, në gjashtë pika të ndryshme sezonale gjatë dy viteve.

Ata i ndanë produktet në tre grupe të ndryshme: të freskëta, të ruajtura në frigorifer dhe të ngrira.

Në shumicën e krahasimeve që bënë, studiuesit nuk gjetën ndonjë ndryshim domethënës në përmbajtjen e  lëndëve ushqyese, veçanërisht vitaminën C, provitaminën A dhe folatin.

 

Në fakt u vu re se produktet e ngrira kishin më shumë gjasa të ruanin lëndët ushqyese sesa të tjerat.

Kjo për shkak se frutat dhe perimet prodhojnë enzima që çojnë shpejt në prishjen e lëndëve ushqyese. Dhe ngrirja e frenon këtë proces, duke i mbajtur të gjitha lëndët ushqyese të derisa të jenë gati për konsum.

Pra, nuk ka shumë rëndësi nëse i preferoni të freskëta apo të ngrira, për sa kohë që i përfshini frutat dhe perimet në vaktet tuaja.

 

Konsumi i rregullt i tyre është një nga mënyrat më të lehta për të rritur sasinë e marrjes së vitaminave dhe mineraleve që janë të rëndësishme për shëndetin e trurit, sistemin imunitar, lëkurën, muskujt dhe për shëndetin në tërësi. /AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.