Fara e Zezë – Përdorimet dhe Dozat e Duhura

4k 0

Fara e zezë përdoret si erëz por edhe në mjekësinë popullore të Lindjes së Mesme dhe të Indisë.

Kjo bimë mbi 2000 vjeçare përdoret kundër dhimbjeve të kokës, dhëmbit, bllokimeve të rrugëve të frymëmarrjes, astmës, artitit, infeksioneve dhe pranisë së parazitëve në sistemin tretës.

Efektet e Mundshme Të Farës Së Zezë Kundër Sëmundjeve

Studimet për ndikimin e farës së zezë në shëndetin e njeriut dhe kundër disa sëmundjeve janë në një fazë të hershme, megjithatë deri më tani gjetjet janë si më poshtë.

Astma

Studimet po tregojnë se konsumi i farës së zezë krahas ilaçeve kundër astmës nxit përmirësimin e simptomave dhe të funksionit të mushkërisë.

Ky ndikim gjithësesi vërehet vetëm tek disa njerëz, mushkëritë e të cilëve kanë funksion të cënuar.

Doza e këshilluar në këto studime është 2 gramë farë e zezë e bluar çdo ditë për 12 javë ose 500 mg vaj të farës së zezë dy herë në ditë për katër javë.

Diabeti

Studimet e deritanishme tregojnë se konsumi i farës së zezë përmirëson nivelin e sheqerit në gjak tek njerëzit që vuajnë nga diabeti.

Megjithatë, fara e zezë nuk ndërvepron mirë me ilaçin metformin që përdoret nga diabetikët.

Doza e këshilluar është 1 gramë farë të zezë pluhur dy herë në ditë për 12 muaj ose 450 mg vaj esencial tre herë në ditë për 12 javë.

Tensioni i Lartë i Gjakut

Ndonëse të pamjaftueshme, studimet tregojnë se fara e zezë mund të shkaktojë një ulje të lehtë të tensionit të lartë të gjakut.

Doza e këshilluar për këtë diagnozë është: 0.5-2 gramë farë të zezë pluhur çdo ditë deri në 12 javë ose 2.5 mililitra vaj esencial dy herë në ditë për 8 javë.

Ka pretendime se fara e zezë mund të përmirësojë sistemin imunitar të njerëzve që i nënshtrohen trajtimeve kundër kancerit dhe për përmirësimin e kujtesës dhe aftësive të trurit, megjithatë, studimet janë tepër të pakta për të arritur një konkluzion të pranuar gjerësisht.

Në vendet e Lindjes së Mesme, fara e zezë përdoret edhe kundër hepatitit C apo kolesterolit të lartë./AgroWeb.org