Fruti më i Kërkuar nga Shqipëria që Sjell Freski

1.1k 0

Shqipëria po i fuqizon gjithë një e më shumë pozitat e saj në tregun e huaj, ku dominon me eksportet e prodhimeve bujqësore, drejt vendeve të rajonit dhe BE-së.

Eksportet e shalqirit nga fermerët e Lushnjës dhe Fierit, po shënojnë rekord në këto dy javë të para të muajit qershor, duke ndjekur ritmin e treguesve pozitivë që regjistroi rritja me 8 % e eksporteve të prodhimeve në serra (domatja, speci, kastraveci etj.) gjatë sezonit janar-prill 2021.

Vetëm gjatë 15 ditëve të para të muajit qershor, eksporti i shalqirit nga tregjet e Lushnjës dhe Fierit shënoi trend në rritje nga 99 tonë në ditë për të arritur pikun më të lartë të eksportit të shalqirit në datën 17 qershor me 145 tonë në ditë.

Eksportet e fermerëve shqiptarë vitin e kaluar shënuar afërsisht mbi 28 mijë tonë shalqi, kryesisht në vendet e Ballkanit, por edhe në tregjet e BE-së, që janë edhe tregjet më atraktive për këtë produkt. Gjermania, Franca, Çekia janë disa nga vendet ku kërkohet më shumë shija e shalqirit shqiptar.

Vitet e fundit si në tregun vendas dhe atë të huaj është rritur ndjeshëm kërkesa për shalqi shumë më herët në sezon, kjo ndihmon prodhuesit që ta zgjerojnë më shumë prodhimin.  Kështu p.sh. aktualisht asnjë prodhues në Europë apo në vende të tjera të rajonit nuk prodhon shalqi përpara muajit maj. Ndërkohë që kërkesat e tregut fillojnë të rriten në prill për të arritur majat në mesin e muajve maj e qershor. Kjo do të thotë eksport i shtuar dhe më shumë të ardhura për fermerët dhe ekonominë e vendit./Burimi:ATA