Hurmat Arabike – Orientalet e Preferuara të Shqiptarëve

2.2k 0

Që në lashtësi, hurmat Arabike besohej të kishin vlera të jashtëzakonshme shëruese.

Megjithatë, vetëm në kohërat moderne shkenca arriti të konfirmojë atë që njerëzit e lashtë e dinin mjaft mirë.

Ndonëse hurmat ngjajnë si një “bombë sheqeri” sepse janë shumë të ëmbla, në të vërtetë ato janë ushqime thuajse hyjnore me vlera të jashtëzakonshme.

Një studim i publikuar në vitin 2011 konfirmoi një sërë përfitimesh që u vinin grave shtatzëna që konsumonin hurma.

Studimi tregoi që gratë që kishin konsumuar hurma gjatë shtatzanisë kishin një fazë përgatitore të lindjes më të shpejtë se sa ato që nuk kishin konsumuar.

Pra, sipas studimit nëse gratë konsumonin Hurma Arabie në katër javët e fundit të shtatzanisë, kishin një lindje më të lehtë.

Edhe pse me origjinë orientale, hurmat e Arabisë janë shumë të kërkuara në Shqipëri, me një konsum të gjerë dhe me çmime jo të larta.

Vlerat e hurmave shkojnë më tej. Hurmat e Arabisë, të freskëta apo të thata janë një prej frutave më të lashta në historinë njerëzore.

Hurmat e Arabisë janë të pasura me vitamina, minerale, amino acide, acide yndyrore etj.

Ato nuk janë vetëm një burim i jashtëzakonshëm energjie, por ofrojnë qetësim nga shumë simptoma si çrregullimet intestinale, problemet me zemrën, anemia, çrregullimet seksuale, diarea, e shumë të tjera.

Vlerat më të mira shëndetësore të Hurmave të Arabisë

Hurmat e Arabisë janë të mira edhe për ata që duan të shtojnë në peshë.

Këto fruta të shijshme përmbajnë vaj, kalcium, hekur, kalium, fosfor, mangan, baker, magnez, sulfur të cilat e ndihmojnë organizmin të funksiojë më mirë.

Kur trupi nis e përthith vlerat ushqimore të hurmave, ndjesia e urisë nis të shuhet.

Sistemi nervor përfiton nga hurmat për shkak të nivelit të lartë të potasit në to.

Mjafton vetëm gjysëm ore pas konsumimit të hurmave dhe do të ndihesh energjik dhe sy mprehtë sepse hurmat janë të vlefshme për të ruajtur dhe mbrojtur sytë.

Kripërat mineralet që gjenden tek hurmat e Arabisë ofrojnë forcë për kockat dhe luftojnë simptomat e dhimbshme të sëmundjeve kockore dhe kurojnë një sërë problemesh të sistemit të tretjes.

Ato stimulojnë rritjen e bakterieve të mira në stomak nëpërmjet fibrave të ngopura dhe të pangopura.

Për shkak të nivelit të lartë të mineraleve, hurmat janë perfekte për njerëzit që vuajnë nga anemia. Ato janë plot hekur dhe si rrjedhojë pacientët përfitojnë energji dhe forcë dhe më pak lodhje e dobësi.

Një kilogram hurma përmban 3000 kalori. Kaloritë e hurmave janë në fakt të mjaftueshme për të plotësuar nevojat ditore të organizmit.

Normalisht nuk ju këshillojmë të hani vetëm hurma. Por nëse jeni të dobët dhe të hollë, dëshironi të vini muskuj, apo edhe dëshironi të jeni energjik pas një sëmundje mjekësore, atëherë hani hurma të tilla.

Hurmat e mbajnë zemrën të shëndetshme. Nëse i fusni në ujë gjatë natës dhe i shtypni lehtë në mëngjes para konsumimit, do t’i jepni zemrës forcë.

Hurmat ulin rrezikun e atakut në zemër duke zvogëluar nivelet e kolesterolit në gjak.

Mënyrat më të mira të përdorimit

Mjafton të konsumoni hurma dy herë në javë për një zemër të shëndetshme.

Nëse përzieni hurmat me qumështin e dhisë dhe me mjaltë atëherë sapo keni krijuar një tonik të dobishëm për një jetë të pasur dhe aktive.

Nëse e keni tepruar me alkoolin, atëherë duhet të konsumoni hurma dhe të shmangni atë dobësinë dhe të vjellat që vijnë më pas.

Kujdes! Përveç vlerave të jashtëzakonshme, duhet të kini kujdes. Duke qenë se sipërfaqja e hurmave është e e lëmuar dhe e lagësht ato mbajnë shumë papastërti. Duhet t’i lani patjetër përpara se t’i konsumoni./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.