Lëpjeta – Vlerat Unike të Barishtes së Jetës

4.4k 0

Lëpjeta renditet në rradhët e barishteve më të shëndetshme për njeriun. Ajo i ngjan shumë spinaqit, jo vetëm në vlera, por edhe në pamje.

Lëpjeta ka gjetur përdorim të gjërë në trevat shqiptare së bashku me spinaqin dhe barishtet e tjera të egra në gatime tradicionale si byreku apo lakrori.

Ajo është e pasur me vitamina A, B9 dhe vitaminë C. Lëpjeta është një burim i pasur i mineraleve si potasi, magnezi, sodium, hekuri dhe kalciumi.

Duke qenë se kjo barishte është e pasur me acid oksalik, ajo mund të mos jetë zgjedhja e duhur për të gjithë, veçanërisht për ata që vuajnë nga reumatizma, gurët në veshka dhe problemet me fshikëzën.

Lëpjeta ka veti të fuqishme pastruese të organizmit dhe konsumimi i tepruar i saj mund të rezultojë në diare.

Lëpjeta mund të mos jetë një barishte që të jep shumë energji, por ajo është shumë e pasur me fibra. Lëpjetën mund ta konsumoni të gjallë ose të thatë.

Përveç gatimeve ju mund ta përdorni atë për të bërë çajra të ngrohtë ose të ftohtë. Disa prej përbërësve biologjikë të lëpjetës janë efikasë në trajtimin dhe parandalimin e tensionit të lartë, diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb mbi përfitimet që ofron lëpjeta për shëndetin.

Tensioni i lartë

Ekspertët rekomandojnë pirjen e çajit të lëpjetës për të ulur tensionin e gjakut, veçanërisht tek pacientët që vuajnë edhe nga diabeti i tipit-2.

Studimet kanë treguar që nëse pini dy ose tre filxhanë çaj lëpjete në ditë do të arrini të ulni nivelin e tensionit të gjakut në mënyrë të ndjeshme.

Shkencëtarët kanë identifikuar elementin përgjegjës që arrin të ulë tensionin e lartë të gjakut. Bëhet fjalë për anthocianinën që gjendet në sasi të larta tek kjo barishte plot vlera.

Radikalet e lira

Flavonoidët që gjenden tek kjo barishte janë shumë të mira për të parandaluar disa lloje sëmundjesh kancerogjene.

Flavonoidët ndihmojnë në shkatërrimin e qelizave të këqia në organizëm dhe parandalojnë përhapjen e mëtejshme të kësaj sëmundjeje.

Ato janë gjithashtu shumë të mira për të forcuar sistemin imunitar. Dy elementët më të fortë të çdo kure kundër kësaj sëmundjeje, acidi oksalik dhe klorofili gjenden tek lëpjeta.

Flokët

Lëpjeta është një kurë natyrale për flokët e thatë dhe të dëmtuar. Ajo ka gjetur përdorim të gjërë në produktet e flokëve pikërisht për këtë arsye.

Ekspertët besojnë që gjethet e saj ndihmon të mbajë nën kontroll rënien e flokëve, sidomos nëse aplikohet në zonat përkatëse ku rënia ka filluar. Ndaj, nëse keni probleme të tilla përdoreni lëpjetën si një kurë mjaft të mirë.

Lëpjeta ndihmon në kurimin e infeksioneve në traktin urinar, hemoragjive, skorbutit, inflamacionit kronik të fytit etj.

Lëpjeta përmban antioksidantë të fuqishëm që parandalojnë plakjen e parakohshme.

Gjethet e thata të lëpjetës përdoren për të trajtuar irritimet e lëkurës, kruarjeve dhe etheve.

Çaji i lëpjetës është një kurë natyrale për gurët në veshka dhe verdhëzën.

Lëpjeta është një pastrues natyral që shërben në trajtimin e problemeve si konstipacioni.

Lëngu i gjetheve të gjelbra përdoret edhe për trajtimin e sëmundjeve të ulçerës.

Lëpjeta për Femrat

Lëpjeta është një ushqim shumë i mirë për femrat për shkak të përmbajtjes së një sërë elementësh të dobishëm.

Duke qenë se ajo është një burim i pasur me kalcium, lëpjeta është e mirë për të ruajtur shëndetin e kockave dhe parandaluar probleme si osteoporoza.

Lëpjeta është një prej barishteve që duhen shmangur gjatë ushqimit me gji të fëmijës, sepse mund të zvogëlojë sasinë e qumështit të gjirit dhe mund të çorodisë nevojat ushqimore të foshnjës.

Por nëse kërkoni të reduktoni fluksin e qumështit të gjirit, atëherë mund ta përdorni lëpjetën./AgroWeb.org