Pjepri i Hidhur – Fruti Gjysëm Kastravec Gjysëm Kungulleshkë

1.6k 0

Pjepri i hidhur, identifikohet si një frut i veçantë dhe me një shije të thartë por me shumë përfitime shëndetësore.

Ai gjendet kryesisht në vende të ngrohta si Azia apo Afrika sepse ka nevojë për temperatura mjaft të larta për tu rritur.

Më së shumti njihet me emrin “Pjepri i hidhur” por në varësi të vendit ku rritet njihet edhe me emra të tjerë.

Pjepri i hidhur është pjesë e së njëjtës familje si kastrvect apo kungujt e njomë dhe karakterizohet nga një shije e hidhur, siç e tregon edhe vetë emri.

Madhësia e tij është sa e një kastraveci, por lëkura është pothuajse si një qiri i cili është shkrirë.

Një nga veçoritë e këtij fruti, përveç formës së veçantë, është se në përgjithësi konsumohet ende i papjekur dhe i hidhur.

Kjo sepse shija e tij theksohet edhe më shumë kur piqet dhe në vend që të rrisë përmbajtjen e sheqerit (siç ndodh për shumicën dërrmuese të frutave), ai bëhet edhe më i hidhur.

Edhe pse jo shumë i  bukur për syrin, ai përmban plot vlera për organizmin, të cilat AgroWeb.org i zbulon më poshtë.

Vlerat ushqyese dhe mënyra e konsumimit

Lëvorja mund të konsumohet edhe e papërpunuar, por gjithmon pasi të keni hequr tulin e bardhë së bashku me farat sepse mund të jenë toksike.

Por nëse nuk jeni adhurues i shijeve të hidhura, është më mirë ta gatuani për t’i dhënë një shije më të pranueshme.

Në vendet ku konsumohet gjerësisht (përfshi Kinën, Azinë Jugore, Azinë Juglindore dhe Afrikën) lëkura krokante e pjeprit të hidhur kaurdiset me erëza, zihet ose përfshihet pjata me salca të caktuara.

Pjepri i hidhur është i pasur me antioksidantë, që kanë veti të forta për të luftuar zhvillimin e tumoreve.

Nxit tretjen, është anti inflamator dhe për shkak të pranisë së acidit folik rekomandohet edhe për gratë shtatzëna.

Ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke luftuar gliceminë dhe diabetin e tipit 2.

Vetën 100 gram nga ky produkt përmban 17 kalori dhe ndër mineralet e pranishme mund të përmendim natriumin, kaliumin, bakrin, hekurin dhe magnezin.

Edhe pse lëkura e tij nuk është shumë e bukur, pjepri i hidhur fsheh shumë cilësi të mira për shëndetin. /AgroWeb.org