Rasti Kur Mentja Nuk Është e Mirë – Si të Njohim Rastet e Rrezikshme

3.8k 0

Mentja është një bimë aromatike e përdorur dhe e vlerësuar në kuzhina të ndryshme të botës. Ajo përdoret gjerësisht sidomos me ardhjen e verës.

Edhe pse shpesh nuk përbën asnjë rrezik për shëndetin, ekziston një varietet i mentes që është helmues dhe mund të shkaktojë dëm.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me mënyrën se sitë mund ta dalloni, në mënyrë që të qëndroni të sigurtë.

Sa helmues është ky varietet?

Varieteti në fjalë i përkët familjes Lamiaceae dhe përmban një përbërës aktiv toksik në përqendrime shumë të larta që varietetet e tjera të kësaj bime nuk e kanë.

Vetitë toksike të saj njiheshin që në kohët e lashta. Në realitet ky lloj nuk është fatal, edhe nëse konsumoni disa gjethe të freskëta ato nuk janë të padëmshme.

Por kjo nuk vlen për rastet ku ajo përpunohet, sepse në këtë mënyrë substanca aktive toksike është në gjendje të përqendrohet edhe më shumë, duke rezultuar e dëmshme.

Cilat janë ndryshimet midis varietetit helmues dhe atij të zakonshëm

Midis dy varieteteve, ka dallime që na lejojnë t’i njohim ato dhe të mos gabojmë të zgjedhim të gabuarën.

Edhe pse i përkasin të njëjtës familje, mentja jo helmuese karakterizohet nga prania e luleve me formë tipike të rrumbullakët dhe ngjyrë vjollcë të ndezur.

 

Ndërsa lloji helmues ka një tufë lulesh në formë cilindrike, në pozicion të drejtë, të ngjashme me lulet e livandës. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.