Uthull Molle apo Uthull Rrushi – Dallimet e Vlerave

1.2k 0

Uthulla e mollës dhe uthulla e bardhë janë dy gjëra krejt të ndryshme. Të dyja janë mjaft të dobishme në gatim dhe për disa kura medicinale, apo përdorime vetjake nga më të ndryshmet.

Ndonëse uthulla nuk është krijuar për përdorime të shumëfishta, ajo përdoret në mënyra të ndryshme në shumë vende të botës.

Uthullat krijohen gjatë një procesi fermentimi dhe ndërkohë çlirojnë acide acetike, dendësia e të cilave varet nga produkti që fermentohet.

Uthulla e mollës dhe ajo e bardhë përdoren kryesisht në gatim, kujdes personal dhe për ambientet e brendshme. Fjala vinegar (uthull) vjen nga frëngjishtja që do të thotë “verë e thartuar”, pasi uthulla e tillë është.

Procesi i fermentimit zgjat për vite të tëra, dhe rezultati është një sasi e limituar e këtij lëngu të rëndësishëm. Kjo është një arsye tjetër përse uthulla krahasohet me verën, pasi duhet të maturohet siç duhet, që të jetë perfekte.

Disa uthulla kanë nevojë për një proces të gjatë fermentimi që kërkon shtimin e disa llojeve të acidit, siç është ai tartarik ose citrik. Uthulla e mollës në fakt përgatitet nga mushti i mollës dhe ofron shumë vlera për njeriun.

Kjo uthull ka një ngjyrë kafe me nuance të verdhë dhe është e rëndësishme të mbahet në një enë të izoluar mirë, nëse do ta përdorni për një kohë të gjatë.

Mushti krijohet nga fruti i freskët që është fermentuar dhe oksiduar. Gjatë procesit të fermentimit, në sipërfaqen e lëngut formohet një shtresë e trashë që quhet ndryshe “nëna e uthullës.”

Kjo shtresë e trashë bakteriale mendohet të jetë e dobishme për disa sëmundje. Në disa vende të botës, uthullën e mollës mund ta gjeni me ose pa shtresën në fjalë.

Uthulla e bardhë

Uthulla e bardhë është me bazë rrushi dhe bëhet pasi procesi i oksidimit përfundohet me alkool të pastër. Ajo gjendet në disa ushqime të tjera siç janë salcat e gatshme për sallata ose marinim. Njerëzit janë bërë dashamirës ndaj uthullës së bardhë duke e përdorur në gatim ose për marinim, në të njëjtën mënyrë si kripa.

Jashtë kuzhine, uthulla e bardhë përdoret edhe për pastrimin e shtëpisë sidomos në rastet kur dëshironi të hiqni dorë nga kimikatet që gjenden në produktet e tjera. Kjo uthull përdoret për pastrimin e mjeteve me bazë kromi dhe inoksi. Uthulla e bardhë mund të ngjajë me ujin e rubinetit, por ajo është më e trashë dhe ka një aromë dhe shije të fortë e pikante.

Për ta përmbledhur:

1. Uthulla e mollës dhe uthulla e bardhë krijohen gjatë procesit të fermentimit. Uthulla e bardhë ka bazë rrushi ndërsa e mollës bëhet nga mushti i mollës.
2. Uthulla e mollës dhe uthulla e bardhë përdoren në gatim. Uthulla e mollës ka përdorim personal, ndërkohë që uthulla e bardhë përdoret kryesisht për pastrim.
3. Uthulla e mollës ka ngjyrën e mushtit të mollës ndërsa ajo e bardhë është e tejdukshme dhe e trashë.
4. Secila prej tyre kërkon shumë kohë të fermentohet. /AgroWeb.org