KOHA E ARRAVE – Këshillat më të Mira si Zgjidhen Cilësoret dhe si Ruhen Gjatë

2.8k 0

Nëse ka një produkt që shitet pothuajse gjithmonë masivisht në tregjet shqiptare padyshim ato janë arrat.

Pavarësisht gatimeve të shumta ku arrat janë ndër përbërësit kryesorë, ato janë ndër produktet që na shoqërojnë gjatë gjithë vitit.

Të freskëta apo të qëruara? 

Por mes dilemës nëse duhet t’i blini të qëruara apo kokërr këtë produkt kaq të preferuar, AgroWeb.org ju jep disa sugjerime mbi zgjedhjen më të mirë që duhet të bëni.

Mes arrave të freskëta dhe atyre kokërr, këto të fundit falë lëvozhgës së tyre gëzojnë një mbrojtje natyrale, e cila ruan afatgjatësinë e vlerave të arrave ashtu si edhe freskinë e tyre.

Arrat e qëruara janë krejtësisht të ekspozuara nga lagështia, e për këtë shkak ato humbasin freskinë e tyre.

Për shkak të lagështisë, arrat humbasin vetitë e vajit esencial që përmbajnë plot vlera shëndetësore ashtu si edhe shijen e tyre.

Nëse do të bëni një dallim mes konsumimit të një arre të qëruar prej kohësh dhe një kokërr arre të sapoqëruar ndryshimi në shije është tejet i kuptueshëm.

Pra, për të përfituar shijen e plotë të arrave dhe freskinë e tyre zgjidhni arra të vendit dhe të paqëruara.

Si t’i zgjidhni dhe t’i ruani

Arrat e paqëruara nga lëvozhga mund të qëndrojnë të freskët për një deri në dy vjet. Vetë lëvozhga është mburoja më e mirë natyrore e këtyre produkteve.

Nëse blini arra shqiptare të paqëruara, ato mund të qëndrojnë të freskëta për rreth një vit. Gjithnjë nëse i ruani me kujdes në një vend të freskët.

Por edhe aroma është faktor. Nëse arrat që gjeni në treg mbajnë erën e holluesit të bojës ose të diluentit, dijeni që ato janë të prishura ndaj mos i blini.

Ju mund të ruani freskinë e arrave shqiptare duke i mbajtur në një ambient të ftohtë.

Qërojini arrat vetëm kur të jeni gati për t’i përdorur. E njëjta gjë vlen edhe për bluarjen e tyre./AgroWeb.org.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.