3.1k 0

Eliminoni Erën e Keqe të Frigoriferit me Këto Metoda të Thjeshta Natyrale

Frigoriferi është një nga paisjet më të përdorura në shtëpi pasi punon në çdo orë të ditës prandaj dhe organizimi i tij është një nga hallkat më të rëndësishme të kuzhinës.

Imagjinoni të gjithë herët që keni hapur frigoriferin dhe ju ka pushtuar një miks aromash të këqija.

Magazinimi i një morie ushqimesh sëbashku mund të sjellë rrezikun e krijimit të aromave të këqija.

Për fat të mirë ushqimet arrijnë të balancojnë njëra tjetrën prandaj më poshtë do t’ju tregojmë disa mënyra natyrale se si mund të hiqni fare lehtë erën e keqe nga frigoriferi.

Limoni

Një nga mënyrat më të njohura janë fetët e limonit.

Mjafton të vini një pjatë të vogël me disa feta limoni.

Vendoseni pjatën në fund të frigoriferit dhe aromat e këqija do të zhduken.

Kujtohuni të zëvendësoni fetët e  limonit një herë në javë.

Llumi i kafesë

Merni të gjithë llumin që ju tepron nga kafja vendoseni në një tas të vogël apo flixhan. Lëreni të thahet në frigorifer në mënyrë që të thithë të gjithë aromat.

Patatet

Patatet janë të shkëlqyera për të përthithur aromat e këqija. Mjafton ta qeroni dhe ta linin ë frigorifer për disa ditë.

Mos harroni ta hiqni pas disa ditësh, pasi me kalimin e kohës patatja prishet duke kontribuar në shtimin e aromës së keqe.

Uthulla

Uthulla është pastruesi më i thjeshtë dhe efikas.

Mjafton të mbushni një gjysmë gote me uthull dhe ta lini për një javë në frigorifer.

Zëvëndësojeni me një gotë të re çdo një javë.

Hiri

Hiri është një mënyrë më pak e njohur në pastrim, por është një metodë shumë e mirë e reduktimit të aromave të këqija.

Mjafton të vendosni një sasi hiri në një enë të vogël dhe ta lini në një cep të frigoriferit.

Mënyra më e mirë për të mbajtur larg aromat e këqija është ambalazhimi i të gjithë ushqimeve dhe mbajtja e tyre në enë hermetike.

Në këtë mënyrë ushqimet  dë të qëndrojnë të freskëta për një kohë të gjatë dhe aromat e këqija do të zhduken./AgroWeb.org