1.5k 0

Si të pastroni më së miri enët dhe sipërfaqet prej çelik inoksi

Shumë nga pajisjet modern të kuzhinës, janë të përbëra nga çeliku i inoksit të tilla mund të jetë një tenxhere, një tigan, një frigorifer apo edhe një lavaman inoksi. Në mënyrë që çeliku i inoksit të duket sa më mirë si duhet të qëndrojë i pastër, pa njolla dhe pa gjurmë gishtash.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa mënyra të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të mbajtur pajisjet prej inoksi të pastra dhe me shkëlqim.

Metodat për pastrimin e çelikut inox

Pastroni çelik inoksin me detergjent enësh

Së pari, është pastruesi i besueshëm i kuzhinës detergjenti i lenëve! E tëra çfarë ju duhet të bëni është të vendosni një pikë të vogël detergjeni enësh në një leckë mikrofibër dhe më pas të shtoni pak ujë të ngrohtë. Pastrojeni çelik inoksin, duke e fërkuar mirë copën mikrofibër pas tij. Më pas shpëlani mbetjet  dhe fund thajeni metalin me peshqir.

Pastroni me pastrues xhami

Nëse keni gjurmë gishtash që nuk mund të fshihen nga sapuni i enëve, merrni një shishe me pastrues xhami. Spërkasni pak mbi një leckë mikrofibër dhe pastroni me të.

Pastroni me uthull të bardhë

Nëse nuk keni përdorur uthull të bardhë për pastrim, po humbisni një zgjidhje të lirë dhe të lehtë. Thjesht spërkasni pak uthull të bardhë të distiluar në një leckë mikrofibër dhe vazhdoni me pastrimin. Kjo metodë do të heqë qafe papastërtitë dhe gjurmët e gishtave!

Pastroni me pastrues të përshtatshëm për çelik inoksin

Ju gjithashtu mund të përdorni një pastrues të çeliku inoksi. Këto lloje janë për të hequr njollat e vështira dhe nuk do të lënë asnjë shenjë në pajisjet tuaja ose enët e gatimit.

Si t’i bëni më të shkëlqyeshme paisjet dhe enët me çelik inoksi

Edhe pse ju mund t’i keni hequr të gjitha ato njollat dhe yndyrat, ndoshta enët apo paisjet nuk kanë shumë shkëlqim. Për fat të mirë, ju mund të përdorni pak vaj ulliri, ose mund të përdorni miell apo edhe sodë buke.

Mjafton që të hidhi pak nga një prej këtyre përbërësve në një leckë mikrofibër dhe të vazhdoni me pastrimin e sipërfaqeve prej çeliku inoksi.

Çfarë duhet të shmangni gjatë pastrimit

Kur bëhet fjalë për pastrimin e çelik inoksit, ka disa gjëra që duhet të shmangni. Ato janë:

Mjetet gërryese: nuk këshillohet që për të hequr qyndyrat ose papastërtitë të përdorni mjete të tilla pasi ato mund të krijojnë gërvishtje dhe të rrisin mundësinë e ndryshkut.

Zbardhues ose solucione të forta pastrimi: Këto mund të dëmtojnë dhe njollosin pajisjet tuaja prej çeliku inoksi.

Sfungjerë ose pëlhura të pista: Gjithmonë sigurohuni që po përdorni diçka krejtësisht të pastër, në të kundërt rrezikonit të gërvishtni dhe çngjyrosni çelikun e inoksit.

Uji: Kjo mund të jetë e vështirë nëse jo e pashmangshme, por nëse mundeni, përpiquni të mos përdorni ujë gjatë pastrimit pasi ai mund të lërë njolla uji. Uji i distiluar ose i filtruar është alternativa juaj më e mirë. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.