2.6k 0

10 sekrete të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të gatuani si një kuzhinjer i vërtetë

Pritini përbërësit në mënyrë uniforme.

Nëse i prisni përbërësit në feta sigurohuni që të kenë njëjtën madhësi. Kjo mënyrë siguron që ushqimi të gatuhet në mënyrë të barabartë.

Mos shtoni përbërës në tigan derisa vaji të jetë mjaftueshëm i nxehtë.

Nëse vaji nuk është nxehur, përbërësit si eëzat, nuk do të treten apo të lëshojnë plotësisht shijen në vaj. Kështu as ushqimi juaj nuk do të përthithë shijen e erëzave në mënyrën e duhur.

Për të gatuar sa më mirë mishin, thajeni fillimisht me një kartëpecetë.

Mishi mund të mbajë lagështi në pjesën e jashtme, kështu që është e rëndësishme ta thani nëse dëshironi të skuqni sa më mirë.

Kur gatuani me përbërës aromatikë, hudhrën shtojeni të fundit.

Për shkak se hudhra digjet lehtë, veçanërisht nëse është e grirë ose e copëtuar, zgjidhja më e mirë është ta shtoni atë të fundit.

Pastroni ndërkohë që gatuani.

Vendosni një tas pranë hapsirës së punës, në mënyrë që të grumbulloni aty çdo mbeturinë. Mbajtja e rregullit në kuzhinë e bën më të lehtë procesin e gatimit dhe ju lehtëson procesin e pastrimit më pas.

Ushqimet që përmbajë shumë ujë duhen kriposur pasi të skuqen

Ushqimet si kërpudhat dhe kungull i njomë që mbajnë ujë të tepërt, kur spërkaten me kripë, mund të nxjerrin edhe më tepër ujë. Kjo ndodh për shkak të kripës. Prandaj këshillohet të ndiqet këshilla e më spipërme.

Marinoni gjokset e pulës përpara se t’i piqni.

Marinimi ndihmon mishin të ruajë lagështinë dhe i jep atij edhe më tepër shije e aromë. Kjo metodë ia vlen të praktikohet çdo herë dhe kërkon vetëm 15 minuta.

Dhe nëse keni shtuar shumë kripë, shtoni një përbërës me aciditet.

Uthulla ose agrumet si limoni, që janë të pasura me aciditet, ndihmojnë në balancimin e shijeve sidomos në rastet kur keni shtuar më tepër kripë seç duhet.

Ruani kockat ose mbetjet e perimeve për të bërë lëng mishi ose lëng perimesh.

Jo vetëm që është i lehtë për t’u përgatitur, por është një mënyrë e shkëlqyer për të mos çuar asgjë dëm dhe për t’i shtuar shije supës, gjellës ose salcave që mund të përgatisni. Mbetjet mund t’i ruani në frigorifer!

Shpëlajeni orizin përpara se ta gatuani.

Duke vepruar në këtë mënyrë, ju do të largoni shijen e niseshtesë, e cila nëse nuk largohet mund ta bëjë orizin më pak të shijshëm dhe më të qullët. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.