2.8k 0

Arsyet Përse Duhet të Gatuani Vetëm me Lugë Druri

Luga e drurit është një mjet shumë i rëndësishëm për një amvisë.

Me trajtimin dhe përkujdesjen e duhur, luga e drurit mund të zgjasë për jetë të jetëve dhe të trashëgohet brez pas brezi.

Përse Duhet Të Gatuani Me Lugë Druri

Ekspertët më në zë të kuzhinës shpjegojnë se luga e drurit është e shkëlqyer në gatim.

Ajo nuk është e brishtë dhe duron nxehtësi e forcë.

Luga e drurit është fantastike për të përzier masa të trasha që kërkojnë forcë dhe zhdërvjelltësi.

Kjo lugë nuk të zhgënjen as kur duhet të kruash fundin e tenxheres. Ajo është mjaftueshëm e fortë për të hequr gjithçka është ngjitur aty por edhe e butë për të mos e dëmtuar enën.

Nëse përdorni enë kuzhine që nuk ngjisin, atëherë luga e drurit duhet të jetë mjeti i vetëm që duhet të përdorni.

Pjesa më e madhe e enëve që nuk ngjisin përmbajnë një material problematik për shëndetin.

Për pasojë, me këto enë kuzhine nuk duhet të përdorni lugë metalike.

Mjafton një gërvishtje që ushqimi juaj të ndotet me substanca të rrezikshme kimike.

Një nga aspektet e tjera më të rëndësishme të lugës së drurit është se ajo i reziston nxehtësisë.

Me fjalë të tjera, nëse gatuani me lugë druri nuk do të keni rrezik që të digjni dorën siç ndodh me një lugë metalike.

Lugët e drurit janë të rekomandueshme edhe për gatime më delikate siç janë supat apo salcat por jo për vezët.

Ekspertët thonë se luga e drurit nuk përdoret për rrahjen e vezëve, nxjerrjen e omletës nga tigani, apo përgatitjen e kremërave.

Si Të Përkujdeseni Për Lugën e Drurit

Si në rastin e çdo gjëje tjetër përkujdesja është kryesore për jetëgjatësinë e lugës së drurit.

Luga e drurit duhet larë me dorë.

Ajo nuk duhet mbajtur në ujë dhe nuk duhet vendosur kurrë në lavastovilje.

Ajo mund të gërvishtet dhe kriset dhe në këto krisje mund të akumulohen baktere

Procesi i tharjes i makinerisë është shumë i dëmshëm për lugën e drurit, ndaj lajeni me duar dhe lëreni të thahet vetë.

Kështu ajo do të jetë mikja juaj në kuzhinë përjetë./AgroWeb.org