1.2k 0

Banjë me kripë kundër gripit – Si duhet të veproni?

Një banjë detoksifikuese konsiderohet një mënyrë natyrale për të ndihmuar në largimin e toksinave nga trupi.Gjatë një banje të tillë përbërës si kripa Epsom (sulfati i magnezit), xhenxhefili dhe vajrat esenciale treten në ujë të ngrohtë në vaskë. Ju mund të qëndroni në të për 12 minuta deri në një orë.

Banjat e tilla mund të ndihmojnë me simptoma të caktuara të ftohjes duke qetësuar trupin dhe duke lehtësuar dhimbjet e muskujve, por rezultatet mund të jenë të ndryshme për të gjithë.

AgroWeb.org ju fton të lexoni më tej për të mësuar më shumë rreth kësaj metode interesante.

A funksionon?

Studimet janë të kufizuara mbi efikasitetin e një banje detoksifikuese, për të trajtuar ftohjen ose gripin.

Por një ftohje, ose gripi mund të shkaktojnë simptoma, duke përfshirë dhimbje muskulore apo dhimbje koke, dhe banjat mund të ndihmojnë me to.

Shtimi i vajrave esencialë, si livando dhe kamomili, në vaksën tuaj mund të ketë disa përfitime shtesë. Kjo sepse vajrat esencialë mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni dhe të qetësoheni.

Një studim në të cilin AgroWeb.org mbështetet, zbuloi se shtimi i kripës Epsom mund të rrisë nivelet e magnezit në trup.

Kjo mund të ndihmojë trupin të largojë acidin laktik, i cili mund të çlirojë trupin nga dhimbjet dhe të ndihmojë gjithashtu në relaksimin e muskujve.

Disa kërkime të kufizuara tregojnë se edhe disa vajra esencialë mund të kenë veti antimikrobike dhe antivirale.

Për shembull, eukalipti mund të jetë terapeutik për viruset e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe të ndihmojë në lehtësimin e mbingarkesës nga sekrecionet.

Por ende nevojiten më shumë studime për të konfirmuar përfitimet dhe përdorimin e vajrave esencialë në këto banjo.

A mund të ndihmojë në trajtimin e temperaturës?

Ndërsa provat shkencore janë të kufizuara, një banjë e ngrohtë konsiderohet ende një ilaç i vjetër për të ulur temperaturën.

Temperatura e uji të vakët duhet të jetë 27°C deri në 32°C dhe nëse ndiheni të trullosur ose të pafuqishëm këshillohet të mos bëni banjë.

Nëse filloni të dridheni, do t’ju duhet të rrisni temperaturën e ujit. Dridhja do të thotë që trupi juaj po përpiqet të rrisë temperaturën e tij, gjë që mund ta përkeqësojë situatën.

A janë të sigurta banjat detoksifikuese?

E mira është që të konsultoheni me mjekun tuaj për të parë nëse janë të sigurta për ju.

Gratë shtatzëna, fëmijët dhe njerëzit me funksion të dëmtuar të veshkave nuk duhet të bëjnë banja detoksike.

Gjithmonë pini shumë ujë para, gjatë dhe pas një banje të tillë dhe nësë nëse jeni duke dridhur, ose keni marramendje ose gjendje të fikëti, dilni menjëherë nga banja. /AgroWeb.org