Si të Kujdeseni për Bimën e Kamomilit

1.5k 0

Bima e kamomilit nuk kërkon ndonjë aftësi të madhe për tu mirëmbajtur dhe është një bimë e mrekullueshme për çdo kopsht.

E përkryer edhe për fillestarët, të cilët duan të mësojnë se si të rrisin diçka me lehtësi, por edhe të bukur.

AgroWeb.org iu njeh me disa këshilla rreth kujdesit të bimës së kamomilit, në mënyrë që çdokush të mund të shijojë këtë barishte të dobishme.

Rreth Kamomilit

Kamomili është një bimë me lule nga familja Asteraceae.

Origjina e tij është Evropa Qendrore dhe Jugore, por tani ai rritet në mbarë botën.

Lulet e tij të bardha janë përdorur për qëllime mjekësore për shekuj me radhë.

Ekzistojnë dy lloje kryesore të kamomilit që mund të rrisni. Kërkesat e tyre për kujdes janë shumë të ngjashme, por ato kanë disa dallime.

Matricaria chamomilla është një bimë që prodhon lule të vogla vetëm gjatë verës.

Chamaemelum nobile është një bimë shumëvjeçare, por që prodhon më pak lule.

Të dyja format janë shumë të qëndrueshme dhe rriten mirë në një gamë të gjerë klimash.

Ato tolerojnë temperaturat e ulta dhe temperaturat e larta deri në 37°C.

Përpara se të bisedojmë se si të kujdesemi për të, së pari duhet të flasim se kur dhe ku duhet të rritet kamomili. Kjo sepse koha dhe vendndodhja e duhur mund ta ndihmojnë atë të lulëzojë.

Ku duhet të rritet

Kamomili lulëzon në kushte të ndryshme. Mund të tolerojë diellin e plotë, hijen e pjesshme dhe lloje të ndryshme toke.

Përcaktimi i vendndodhjes do të varet nga shumëllojshmëria që planifikoni të rrisni.

Matricaria chamomilla do të përhapet përdoret më së miri në toka me hapësira të mëdha.

Ndërsa Chamaemelum nobile rritet mirë në shtretër ose kontejnerë kopshtesh.

Kur duhet ta mbillni

Kamomili mund të mbillet në pranverë, kur sapo të kenë kaluar të gjitha rreziqet për ngrica.

Temperatura ideale e tokës është 23°C, të cilën mund ta kontrolloni me një termometër.

Drita e diellit

Kamomili do të prodhojë më shumë lule dhe do të rritet më mirë nëse është i ekspozuar në 6-8 orë diell të plotë në ditë.

Në klimat e ngrohta me temperatura mbi 30°C, dielli i pasdites mund ta thajë atë shumë më shpejt. Ndaj sigurohuni që të qëndrojë në hije gjatë orëve të nxehta.

Uji

Bimët e reja të kamomilit kërkojnë ujitje në mënytë të vazhdueshme. Përdorni një matës lagështie për t’u siguruar që po e ujisni mjaftueshëm.

Pasi të zërë vend mirë, mund të ujitet shumë më pak. Në periudhat e të nxehtit mund të ketë nevojë më shumë lagështi në mënyrë që të mos thahet shumë shpejt.

Temperatura

Edhe pse kamomili mund të tolerojë në një gamë vërtet të gjerë temperaturash, ai do të rritet më mirë kur temperaturat variojnë midis 18-30°C.

Nxehtësia e tepërt mundt ta stresojë bimën dhe ta ndalojë së rrituri. Siguroni hije dhe ujitje më të shpeshtë gjatë periudhave shumë të nxehta./AgroWeb.org