1.7k 0

Çfarë Tregojë Numurat në Paketimin e Kafes për Shijen dhe Aromën e Saj

E vërteta është se sa më i lartë numri në paketimin e kafesë, aq më e madhe është pjekja e kokrrave të saj.

Kjo do të thotë se kafeja do të ketë një shije më të fortë, zakonisht më të hidhur dhe më intensive.

Duhet të dini se shija e kafesë tuaj i detyrohet shumë procesit të pjekjes.

Para pjekjes, kokrrat e saj janë jeshile. Gjatë pjekjes ngjyra e tyre ndryshon, po ashtu edhe shija që sjellin në filxhanin tuaj.

Në përgjithësi, sa më gjatë të piqen kokrrat, aq më shumë vajra natyralë çlirohen nga to, duke i dhënë pijes një shije më të fortë dhe më të hidhur.

Shkalla e fortësisë së kafesë

Nëse po pyesni se çfarë nënkuptojnë numrat e fuqisë së kafesë në paketimin e saj, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me një udhëzues i përafërt.

Por mbani në mend se markat e ndryshme mund t’i shkallëzojnë kafetë e tyre ndryshe:

Pjekje e lehtë:  Një kafe përgjithësisht më e lehtë, për shkak të faktit se kokrrat e kafesë nuk janë pjekur aq gjatë sa vaji të shpërthejë.

Pjekje mesatare: Një shije e ekuilibruar, gjë që e bën atë një zgjedhje mjaft të preferuar.

Pjekje mbi mesatare: Kokrrat e këtij variant janë të plota, të rrumbullakosura mirë dhe kanë një sipërfaqe pak të yndyrshme. Shija dhe aroma janë pak më të forta se mesatarja.

Pjekje e errët: Një shije e pasur dhe intensive. Kokrrat e kafesë janë shumë të shndritshme, me shumë vaj dhe me ngjyrë të errët.

Pjekje shumë e errët: Me shije pothuajse të hidhur dhe jashtëzakonisht intensive. Kokrrat e kafesë janë të shëndritshme dhe të zeza, ato duken pothuajse të djegura.

Megjithëatë duhet të dini se përmbajtja e kafeinës në kafe, nuk varet nga pjekja e kokkrrave të saj. Pjekja ndikon më tepër tek shija dhe aroma.

Faktorët që ndikojnë, AgroWeb.org i rendit si më poshtë:

Kokrrat e kafesë

Një nga ndikimet më të mëdha në përmbajtjen e kafeinës fillon me kokrrat e kafesë të përdorura në përzierje.

Kokrrat Arabica janë shpesh më të njohurat për shkak të shijes së tyre më të butë, por kokrrat Robusta përmbajnë deri në dyfishin e kafeinës.

Bluarja

Kafeja e bluar jashtëzakonisht imët krenohet me përmbajtjen më të madhe të kafeinës.

Mënyra si e përgatisni kafenë

Jo vetëm që raporti i kafesë ndaj ujit ndikon në përmbajtjen e kafeinës, por gjithashtu ndikon edhe temperatura në të cilën e gatuani.

Në fakt, sa më i nxehtë të jetë uji, aq më shumë kafeinë nxirret nga kafeja.

Thuhet gjithashtu se kafeja e çastit përmban një përqindje më të ulët të kafeinës sesa kafeja e zier./AgroWeb.org