Sallatë Me Speca Të Mbushur – Një Recetë e Veçantë dhe Interesante

802 0

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me një mënyrë të re të mbushjes së specave, dhe këtë herë ato nuk kanë nevojë të gatuhen, por mund të kosumohen siç janë.

Një sallatë e freskët verore, plot me vitamina, minerale, antioksidanë dhe proteina falë përbërësve të përdorur.

Ndiqni recetën hap has hapi dhe provoni ta përgatisni edhe ju vetë në shtëpi.

Përbërësit

220 g fasule të zeza (të konservuara, të kulluara)

3 lgj miser i zier (i konservuar)

1 thelpi hudhër

1 kërcell qepë e njomë

Lëng nga ½ limoni jeshil

5 lgj lëng perimesh

2-3 speca të verdhë

1 lgj vaj ulliri

Nenexhik

Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Shpëlani e më pas kulloni fasulet dhe misrin në një sitë. Më pas pastroni qepën e njomë dhe priteni në rrathë të hollë.

Lani mirë gjethet e nenexhikut. Ruani mënjanë disa për zbukurim dhe copëtoni imët pjesën tjetër.

Në një enë bashkoni lëngun e limonit, lëngun e perimeve, vajin e ullirit.

Shtoni kripë e piper sipas shijes dhe hudhrën e shtypur.

Bashkoni fasulet, misrin, qepën, nenexhikun e grirë imët dhe përzierjen e lëngut të perimeve.

Shpëlani specat, thajini mirë dhe prijini në gjysmë për së gjati. Hiqni farat dhe shpëlajini sërish.

Mbushni gjysmat e specit me përzierjen që përgatitët dhe zbukurojini me gjethet e mbetura të nenexhikut. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.