Në vendet e Ballkanit Perëndimor, heqja e këpucëve përpara hyrjes në shtëpi jo vetëm që është rregull i pashkruar por nuk shkelet kurrë.
Rrallë herë sheh dikë që të futet në shtëpi me këpucët që ka mbajtur veshur gjithë ditën.
Kohët e fundit, ekspertët e kanë përkrahur këtë rregull të artë duke e cilësuar atë si aspekt të rëndësishëm të higjienës.
Përse Është e Rëndësishme Që Të Hiqni Këpucët Para se Të Hyni Në Shtëpi
Studiuesit në Universitetin e Hjustonit kanë zbuluar se në 40 përqind të rasteve, këpucët që mbajmë veshur, janë streha e preferuar e një bakteri të rrezikshëm për shëndetin.
Në momentin që njeriu futet me gjithë këpucë në shtëpi, ky bakter, i njohur si C.diff, shumohet e përhapet në të gjitha sipërfaqet e shtëpisë.
Pavarësisht larjes së dyshemesë, bakteri ka tendencën të qëndrojë në sipërfaqe.
Problemi qëndron se infeksionet që shkakton ky bakter kanë rezistencë të lartë ndaj pjesës më të madhe të antibiotikëve.
Bakteri, i cili mund të ngjitet edhe nëpër spitale sulmon shtresat e zorrëve duke nxitur kështu edhe shfaqjen e kolitit.
Ai po bëhet gjithnjë e më i vështirë për tu trajtuar.
Përveç këtij bakteri të rrezikshëm, këpucët tona mbledhin sasi të jashtëzakonshme pluhuri, glasash, jashtëqitjesh dhe mbetjesh të padëshiruara.
Të gjitha këto mund të mbijetojnë për ditë dhe javë të tëra thonë ekspertët në Universitetin e Arizonës që mbështesin gjetjet e atij të Hjustonit.
Në studimin e tyre, ekspertët në Arizona arritën të zbulonin 421,000 njësi të ndryshme pluhuri e bakteresh të ngjitura në këpucë.
Pjesa më e madhe e tyre janë burim infeksioni për sytë, mushkëritë dhe stomakun.
Dy ndër më të rrezikshmit janë E.coli dhe Klebsiella pneumoniae.
E.coli merret shumë lehtë nëpërmjet këpucës. Nëse të tingëllon e çuditshme, pa mendo pak sa herë ke shkuar në banjën e punës sot?
Bakteri tjetër ,shkakton dëmtime të rënda në mushkëri dhe mund të nxisë shfaqjen e pneumonisë.
Një bakter i tillë mund t’i marrë jetën njerëzve që kanë probleme me mushkëritë por pinë edhe alkool./AgroWeb.org