9.5k 0

Këshilla: Si Të Lani Rrobat e Bardha Në Mënyrën Më Të Mirë

Kur bëhet fjalë për larjen e rrobave të bardha ka disa rrgulla kyçe që duhen ndjekur. Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh me disa nga sekretet e largimit të njollave të vështira dhe se si të ruani bardhësinë e tyre.

Gjithmonë ndani të rrobat e bardha nga ato me ngjyrë

Ndarja e rrobave të bardha nga rrobat e errëta është një praktikë e provuar, që ndihmon në parandalimin e njollosjes së tyre nga rrobat me ngjyrë. Prandaj, ndarja e tyre jo vetëm që do të ruajë ngjyrën, por edhe shkëlqimin e tyre.

Nuk keni nevojë të përdorni ujë të nxehtë

Edhe pse shumë njerëz i lajnë rrobat e të bardha në ujë të nxehtë ose të ngrohtë, nuk është e nevojshme nëse ato nuk janë shumë të ndotura ose nëse nuk kanë ndonjë njollë. Larja në ujë të ftohtë është po aq efektive dhe më miqësore me mjedisin.

Përdorni një zbardhues kur keni njolla

Ndoshta askujt nuk i pëlqen të shtojë një hap shtesë në rutinën e larjes së rrobave, por do të jeni të lumtur që e keni bërë pasi të shihni që njolla është larguar plotësisht. Përpara se të lani një rrobë të njollosur, AgroWeb.org rekomandon aplikimin e një zbardhuesi pluhur. Nëse veshja juaj është tharë para-trajtimit, ju gjithashtu mund të përdorni paraprakisht uthull të bardhë dhe më pas ta lani në lavatriçe.

Largoni papastërtitë përpara lajres me lavatriçe

Rrobat me baltë ose papastërti në ndryshme duhet të lahen ose shpëlahen fillimisht me dorë e më pas të vendosen në lavatriçe. Kështu ju do të shmangni që papastërtitë të pëphapen edhe tek rrobat e tjera.

Përdorni peroksid hidrogjeni

Për rrobat e bardha me njolla, si prsh njolla gjaku, mjafton të spërkasni zonën me peroksid hidrogjeni ose me një heqës të fuqishëm njollash dhe t’a lini të formohen flluska. Pasi flluskat të kenë ndalur, shpëlajeni rrobën nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm dhe përsëriteni këtë process derisa njolla të zbehet. Më pas lajeni me të bardhat e tjera, me ujë të nxehtë dhe me detergjent sa më shpejt që të jetë e mundur.

Si të hiqni fondatinën?

Ndonjëherë ndodh të gjemë shenja të fondatinës në bluzat tona të bardha. Së pari, ju duhet të hiqni grimcat e mbetura, pastaj butësisht ta fërkoni zonën me një detergjent të lëngshëm rrobash ose sapun. Pasi të krijoni mjaftueshëm shkumë, shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe përsëriteni derisa të hiqet pjesa më e madhe, Në fund trajtojeni me një heqës njollash sipas nevojës.

Heqja e salcës së makaronave

Njollat e salcës së makaronave mund të jenë veçanërisht të vështira pasi ato përbëhen nga vajra dhe janë gjithashtu acidike. Hapi i parë është të hiqni çdo mbetje duke derdhur ujë të ftohtë nga ana e pasme e veshjes, për të mos e vendosur më tej njollën. Nga këtu, procesi është i ngjashëm me heqjen e njollave të tjera. Aplikoni një sasi të vogël detergjenti të lëngshëm ose sapun enësh në zonë dhe filloni ta fërkoni nga pjesa e jashtme e njollës, me lëvizje rrethore. Shpëlajeni sërish me ujë të ftohtë. Pas shpëlarjes, aplikoni uthull të bardhë dhe lëreni të qëndrojë për 10-15 minuta dhe më pas shpëlajeni dhe trajtojeni me një heqës njollash.

Njollat e djersës

Këto lloj njollash janë më të theksuara në zonën e sqetullave bluzave dhe jakës së këmishave. Ato trajtohen më së miri duke spërkatur zonën e prekur dhe zonat përreth me një sasi të madhe të një detergjenti kundër njollave. Më pas fërkojeni me lëvizje rrethore për të t’a pastruar. Pasi njolla të hiqet, shpëlajeni me ujë të ftohtë dhe riaplikoni pastruesin e njollave sipas nevojës. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.