535 0

Kur Ta Përdorni Pjatalarësen Për Të Konsumuar Më Pak Energji Dhe Për Të Kursyer Më Tepër Para

Pjatalarësja është pa dyshim, një nga pajisjet që të kursen kohë dhe mund, vetëm me një të shtypur të butonit.

Ashtu si të gjitha pajisjet shtëpiake, ajo konsumon shumë energji elektrike dhe rrjedhimisht faturat mund të vijnë me një çmim më të lartë.

Ndaj është thelbësore të mësoni se si ta përdorni atë në mënyrë që të kurseni.

AgroWeb.org ju njeh me disa sekrete që do t’ju ndihmojnë ta përdorni atë në mënyrë sa më efikase.

Këshilla praktike për përdormin e pjatalarëses dhe kursim të energjisë

Në shumë vende të botës konsumi i energjisë elektrike dhe në veçanti kostoja e saj është e ndarë në fasha orare, në të cilën çmimi i energjisë ndryshon sipas kohës së ditës.

Në përgjithësi, në oraret 8.00 me 19.00, nga e hëna në të premte, çmimi i energjisë elektrike është më i lartë.

Kjo është edhe koha më e keqe për të përdorur lavastoviljen tuaj sepse çmimi i energjisë është më i shtrenjtë.

Nga ora 19.00 deri në 8.00 të mëngjesit, nga e hëna në të premte, energjia elektrike kushton më pak. Ky është edhe orari më i lirë në të cilin preferohet përdorimi i pajisjeve shtëpiake, duke përfshirë edhe pjatalerësen.

Ndërsa në të shtunë, të diel dhe gjatë festave publike, në shumicën e rasteve kostoja e energjisë elektrike kushton më pak.

Duke marrë parasysh këtë skemë, mund të themi se për të kursyer në koston e faturës, pjatalarësja është më mirë të funksionojë në mbrëmje dhe gjatë fundjavës.

Pse energjia elektrike “kushton” më pak në mbrëmje dhe në ditë festash?

Nga e hëna në të premte kërkesa për energji është më e madhe për shkak të aktivitetit industrial dhe tregtar, kërkesë kjo në rënie në mbrëmje dhe në ditë festash.

Për të kursyer koston e energjisë dhe për të marrë një faturë më pak të kushtueshme, orët e përdorimit të pajisjeve elektroshtëpiake janë padyshim një faktor i rëndësishëm, por jo i vetmi që duhet t’i kushtohet vëmendje.

Mënyra më e mirë për të përdorur pjatalarësen është ta bëni atë me ngarkesë të plotë dhe gjithmonë me programin e duhur, të zgjedhur në bazë të temperaturës dhe kohës, mundësisht “ekologjike”.