1.9k 0

Lakra e Bardhë, Si Ta Ruani Në Ngrirje për Përdorim Afatgjatë

Lakra e bardhë është një nga perimet heroina për shëndetin tonë.

Ajo është e pasur me minerale, vitamina por edhe antioksidantë.

Mineralet e rëndësishme që përmban lëngu i lakrës e bëjnë atë të rëndësishëm në mbrojtjen e kokcave por edhe në uljen e tensionit të gjakut.

Vitaminat tek lakra dhe lëngu i saj janë të dobishme për sistemin riprodhues, atë imunitar, shëndetin e syve por edhe shëndetin e flokëve, lëkurës, mëlçisë, nervave, syve e shumë të tjera.

Lakra është një burim i shkëlqyer i vitaminës C që e ndihmon organizmin të jetë më rezistent ndaj baktereve, radikaleve të lira dhe virozave.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, lakra përmban më shumë vitaminë C se portokallet.

Ajo është gjithashtu një thesar i vitaminës K, e cila është thelbësore kundër sëmundjeve të zemrës dhe kockave.

Si Ta Ruani Lakrën Në Ngrirje Për Përdorim Afatgjatë

Lakra është një perime që ruhet në ngrirje dhe qëndron gjatë.

Hapi i parë drejt ruajtjes së saj në ngrirje është larja.

Lakra duhet futur në ujë me kripë përpara se të bëhet gati për tu futur në ngrirje.

Për çdo litër ujë, duhet të hidhni një deri në tre lugë gjelle kripë.

Lakra duhet ndarë në dysh dhe duhet mbajtur në këtë tretësirë për gjysmë ore.

Më pas, shpëlajeni dhe hiqni gjethet e nxira apo të vyshkura.

Gjysmat e lakrës duhen ndarë sërish në dy pjesë duke u siguruar që boshti të mos hiqet.

Më pas thajini me letër kuzhine.

Vendosni një tenxhere të mbushur me pak ujë në zjarr.

Kur uji të valojë fort, hidhni gjysmat e lakrave në të dhe mbajini aty për 3 minuta.

Në këtë mënyrë, enzimat që janë përgjegjëse për kalbjen e tyre do të mbeten të çaktivizuara.

Pas tre minutash, copat e lakrave hidhini në një enë me ujë të ftohtë dhe copa akulli dhe prisni sërish 3 minuta të tjera.

Transferojini ato në kullesë dhe lëreni ujin e tepërt të kullojë.

Lakrat duhet të jenë relativisht të thata përpara futjes në ngrirje sepse i gjithë mundi do të shkojë dëm.

Më pas, lakrat futini në qeset e ngrirjes, mbyllini mirë dhe sigurohuni që në qese të ketë sa më pak ajër.

Futini në ngrirje dhe mund t’i përdorni sipas dëshirës deri në 12 muaj.

Kur të dëshironi t’i gatuani, nuk është nevoja që të prisni gjatë që të shkrihen sepse ato janë pothuajse gati për gatim./AgroWeb.org