9.2k 0

Si të Largoni Insektet dhe Fluturat e Ushqimit në Vetëm Disa Hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me ushqime.

Nga larvat dhe fluturat e ushqimeve nuk shpëton asnjë produkt, por ato që preken më shumë, janë orizi dhe mielli.

Këto flutura fshihen shumë lehtë nëse futen në kutitë ose qeset jo të mbyllura mirë të ushqimeve.

Një flutur e tillë jeton mesatarisht nga 30 deri në 300 ditë, prandaj dhe t’i largosh këto flutura të bezdisshme duket se kërkon shumë mund.

AgroWeb.org ju sjell hapat që mund të ndiqni për t’i larguar këto insekte të dëmshme nga ushqimet tuaja.

Si Të Pastrosh Kuzhinën Nga Fluturat E Ushqimit

Së pari këto insekte duhen identifikuar përpara se të eliminohen.

Fluturat e ushqimit kanë ngjyrë kafe ndërsa larvat ngjajnë si krimba të bardhë që gjenden kryesisht në ushqimet e thata.

Fluturat e mëdha gjithashtu thurin rrjeta të imëta nëpër cepat e dollapëve ose të kutive të ushqimeve.

Hapi i dytë është që të hiqni çdo produkt ushqimor nga dollapët dhe t’i kontrolloni një nga një.

E rëndësishme është që të gjeni burimin që ushqen këto flutura dhe më pas ta hidhni në plehra.

Çdo ushqim që ka gjurmën më të vogël të fluturave duhet hedhur menjëherë.

Më pas, ushqimet e paketuara duhen futur në frigorifer për disa ditë.

Ushqimet që i kanë shpëtuar infektimit duhen ruajtur në qese apo enë qelqi të mbyllura mirë.

Pastërtia E Dollapëve Të Ushqimeve

Duhet të lani çdo sipërfaqe të dollapëve të ushqimeve me ujë të nxehtë me sapun.

Sigurohuni që të fërkoni mirë çdo cep të dollapëve ku mund të jenë fshehur larvat.

Në fund AgroWeb.org ju këshillon që t’i pastroni me pak uthull për të garantuar një higjenë të plotë.

Në po të njëjtën mënyrë duhet të pastroni çdo enë që përdorni për të ruajtur ushqimet.

Thajini mirë përpara se t’i mbushni sërisht.

Kurthet E Duhura Për Fluturat

Nëpër dyqane mund të blini letra ngjitëse që shërbejnë si kurth për fluturat e ushqimeve.

Mbajini në dollapë dhe ndërrojini herë pas here deri të mos ketë flutura për t’u ngjitur.

Masa Parandaluese

Një tjetër këshillë nga AgroWeb.org rekomandon të merrni një tufë me gjethe dafine dhe ta vendoseni nëpër dollapët e ushqimeve.

Sa herë që të jetë e mundur drithërat dhe miellin mbajini në frigorifer për disa ditë përpara se t’i vendosni nëpër dollapë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.