1.7k 0

Sa Gjatë Qëndron Ushqimi në Frigorifer pas Ikjes së Dritave

Ndërprerja e energjisë elektrike është e mundshme në cdo kohë për arsye nga më të ndryshmet, duke ndikuar tek pajisjet elektroshtëpiake, e sidomos frigoriferi ku ruajmë pjesën kryesore të ushqimeve të përditshme.

Por çfarë ndodh në frigorifer në mungesë të elektricitetit dhe cila është pika kur shumimi i baktereve në ushqime kthehet në kërcënim për shëndetin?

Të gjitha përgjigjet i gjeni si më poshtë.

Për Sa Kohë Ruhet Temperatura e Ftohtë e Frigoriferit Kur Nuk Ka Elektricitet?

Në mungesë të elektricitetit, temperatura në frigorifer do të mbetet në nivele të sigurta për deri në katër orë, thotë ekspertja për teknologjinë ushqimore në International Food Information Council.

Sipas saj, ushqimet e ruajtura në zonën e ngrirjes qëndrojnë të ftohta për rreth një ditë, nëse ngrirja nuk është e tejmbushur dhe për 48 orë nëse ngrirja është plot.

Sa më shumë ushqim të ketë në ngrirje, aq më gjatë ruhet temperatura e ftohtë, për sa kohë që dera qëndron e mbyllur.

Si Mund Ta Kuptoni Nëse Ushqimi Në Frigorifer Ka Nisur Të Prishet

Sipas Të dhënave të AgroWeb.org, në kushte normale, temperatura e frigoriferit duhet të jetë nën 4 gradë ndërsa në ngrirje nën 0.

Në shumë raste, këto pajisje kanë termometrin përkatës por nëse nuk ka, atëherë duhet të përdorni një termometër ushqimor për të matur temperaturën e çdo produkti të ruajtur aty.

Disa ushqime, si qumështi dhe mishi, mund të fillojnë të lëshojnë aromë të keqe ose një pamje të dyshimtë por këto nuk duhet të jenë faktorët e vetëm përcaktues për sigurinë.

Që artikujt në ngrirje të jenë të sigurtë për konsum, ato duhet të kenë një temperaturë të brendshme nën 4 gradë.

Nëse mishi, vezët, apo gatime të ndryshme të një dite më parë kanë qëndruar në temperaturë mbi 4 gradë për mbi 2 orë, atëherë duhet t’i hidhni në plehra.

Sims këshillon që nëse keni pasiguri mbi sigurinë ushqimore të një produkti që ndodhej në frigorifer gjatë fikjes së dritave, ose kur frigoriferi është prishur, është më mirë t’i hidhni në plehra.

Për më tepër për të shmangur mbetjet e shumëta ushqimore, është e këshillueshme që ushqimet e një kategorie të brishtë siç janë gjellërat e një dite më parë, mishi, shpendët, ushqimet me përmbajtje qumështi, kremi, djathi, të zgjidhen të parët për konsum, gjithnjë nëse temperatura e tyre është brenda normave të sigurisë.

Për të shmangur probleme të tilla, është e këshillueshme që ushqimet të grupohen në ngrirje sipas kategorisë.

Mishrat të qëndrojnë të mbështjellë në qese bashkë, në mënyrë që nëse nuk ka elektricitet, lëngjet dhe bakteret të mos ndosin ushqimet e tjera.

Diçka tjetër që duhet të mbani mend është se mishrat dhe frutat qëndrojnë më gjatë të ngrira se ushqimet e tjera me përmbajtje të vogël uji./AgroWeb.org