2.7k 0

Sa Kohë Mund ta Mbani Gjelin e Detit të Pagatuar në Frigorifer

Të gjithë kemi synimin që t’i blejmë sa më shpejt ushqimet që nevojiten për përgatitjen e darkës së fundvitit.

Frigoriferi mezi i mban të gjithë produktet që duhet të qëndrojnë të freskëta derisa t’u vijë momenti i gatimit.

Por para se të shkoni e të blini gjelin e detit duhet të dini si ta ruani atë në frigorifer.

AgroWeb.org ju sjell në këtë artikull disa këshilla për ruajtjen e tij por dhe informacione të vlefshme rreth kohës që mund ta mbani.

Frigorifer apo Ngrirje?

Në varësi të momentit që e blini ju duhet të keni parasysh që gjeli i detit qëndron i freskët në frigorifer vetëm për dy ditë.

Për sa i përket ngrirjes, në këtë metodë gjeli i detit mund të qëndrojë deri në 10 muaj i freskët.

Këshilla të vlefshme për ruajtjen e gjelit të detit

Gjeli i freskët mund të mbahet në frigorifer por edhe në ngrirje atëherë kur ju nuk e keni nxjerrë nga paketimi.

Nëse ju e hapni paketimin atëherë duhet patjetër ta zieni apo piqni.

Diçka e tillë ju vlen kur gjelin e blini të ngrirë në markete.

Nga ana tjetër nëse gjelin e blini tek dyqanet e mishit, është e mira që ta mbështillni me qese kuzhine apo qese vakumi.

Gjeli i blerë në dyqanet e mishit është i sapo therur dhe sigurisht që është më i freskët.

Nëse e blini një apo dy ditë para vitit të ri, mjafton ta ruani në frigorifer.

Por nëse e keni blerë më shpejt duhet patjetër ta vendosni në ngrirje të mbështjellë siç e përmendëm më lartë.

Shkrirja e Gjelit të Detit në Mënyrën e Duhur

Ky proces vlen vetëm nëse gjelin e detit e keni vendosur në ngrirje.

Për shkrirjen e tij ka dy mënyra shumë të thjeshta; përmes frigoriferit dhe me ujë të ftohtë.

E para ka të bëjë me zhvendosjen e gjelit nga ngrirja në pjesën e poshtme të frigoriferit.

Vetëm sigurohuni që ta vendosni mbi një tavë dhe që të llogarisni mirë kohën.

Për shkrirjen e një gjeli rreth 1 kg do t’ju duhen minimalisht 10 orë.

Mënyra e dytë lidhet me zhytjen e gjelit në një enë të madhe me ujë të ftohtë.

AgroWeb.org ju këshillon që ta ndryshoni ujin çdo 1-2 orë.

Për shkrirjen totale të një gjeli rreth 1kg me këtë metodë do t’ju duhen rreth 2 orë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.