2.7k 0

Sa Minuta i Duhet Pulës Dhe Pjesëve të Saj të Gatuhen në Një Multikuker

A jeni kurioz të dini se për sa kohë mund të gatuhet në një multikuker, pra në një tenxhere elektronike me presion, një pulë e tërë apo edhe krahët, kofshët apo gjoksi i saj?

Ky është një lloj eksperimenti i kryer nga AgroWeb.org për të zbuluar se sa kohë përgatitje kërkon një pulë e tërë dhe pjesët e saj, jo të ngrira, të përgatiten.

Përbërësit

  • 1 pulë e plotë
  • 2 kofshë pule
  • 1 gjoks pule
  • 2 krahë pule

Përgatitja

Pasi shtuam në tenxheren multikuker, 1 filxhan ujë, pulën e plotë, 2-4 kofsha plue, 1 gjoks pule, 2-3 krahë pule dhe vendosëm në punë paisjen, rezulatet e gatimin variuan si më poshtë:

Një pulë e plotë: rreth 20 minuta

Kofshët e pulës: 22-30 minuta me presion të lartë ose 5 minta më tepër me presion më të ulët

Krahët e pulës: 10-25 minuta me presion të lartë + 5 minuta ose më shumë me presion më të ulët

Gjoksi i pulës (me trashësi deri ne 3cm): 5-10minuta

Këshilla

Pula dhe pjesët e saj duhet të kenë shkrirë plotësisht.

Mund të shtoni erëza ose salcën që dëshironi.

Ju mund ta gatuani me oriz ose çfarëdo tjetër që ju pëlqen.

Nëse gatuani vetëm pulën, AgroWeb.org këshillon të mos e hiqni lëkurën e saj sepse ajo do ta ruajë lagështinë e mishit.

Kini parasysh gjithmonë ta lini pulën të pushojë të paktën 10 minuta pas gatimit përpara se ta prisni.

Në të kundërt ajo do të humbasë të gjitha lëngjet dhe mishi do të mbetet jashtëzakonisht të thatë./Agroweb.org