5.2k 0

Si Të Pastroni Luleshtrydhet Në Mënyrë Që Të Largoni Papatërtitë E Dëmshme

Siç e dimë pesticidet ndihmojnë frutat dhe perimet të rezistojnë sa më gjatë, por ato mund të kenë një efekt negativ në organizmin e tonë.

Është zbuluar se shumë pesticide mund të kenë efekt toksik në mënyrë akute dhe kronike për trupin. Ato mund të jenë shkaktarë të kancerit dhe prishës të ekuilibrit hormonal tek gratë. Pra është në interesin tonë të pastrojmë ushqimet në mënyrën e duhur.

Shpëlarja e frutave dhe perimeve mund të ndihmojë në heqjen e disa papastërtive dhe kimikateve,por shumë të tjera mund të qëndrojnë aty për më gjatë.

Kërkimet në të cilat AgroWeb.org mbështetet, kanë zbuluar se luleshtrydhet kryesojnë listën e produkteve të cilësuara si të “pista”.

Tashmë mund të jeni duke pyetur veten se si mund t’i pastroni luleshtrydhet në mënyrë që të vazhdoni t’i shijoni ato pa dëmtuar shëndetin.

Ju mund të zgjidhni blini një produkt larës në dyqan por AgroWeb.org ju sugjeron ta përgatisni atë vetë në shtëpi, në një mënyrë fare të thjeshtë.

E vetmja gjë që ju nevojitet është diçka që ndoshta tashmë e keni në kuzhinë, uthulla.

Uthulla e bardhë është një larës shumë i mirë dhe mbi të gjitha natyral, pra nuk ka asnjë rrezik që ajo të dëmtojë shëndetin tuaj.

Ajo do të ndihmojnë në shpërndarjen e pesticideve nga sipërfaqja e produkteve tuaja,në mënyrë që ato të jenë të sigurta për t’u ngrënë.

Si të pastroni luleshtrydhet me anë të uthullës

Në një tas të madh, bashkoni katër gota ujë me një gotë uthull të bardhë,më pas në të vendosni luleshtrydhet dhe lërini për të paktën 20 minuta.

Kullojini luleshtrydhet dhe vendosini në një pjatë në mënyrë që të thahen para se t’i konsumoni ato.

Pastrimi i luleshtrydheve në këtë mënyrë mund të marrë pak më shumë kohë, por duke vepruar kështu,ju po mbroni veten dhe familjen tuaj nga toksiciteti dhe efektet negative që mund të kenë për shëndetin tuaj./AgroWeb.org