721 0

Të ëmbla por me kripë – Zbuloni ushqimet e pazakonta

Shumë prej nesh kanë dëgjuar për përmbajtjen e lartë të sodiumit në ushqimet e gatshme dhe ato të paketuara, por edhe në gatimet e shpejta nëpër restorante.

Megjithatë, konsumatori përballet çdo ditë me ushqime të cilat çuditërisht përmbajnë sasi të larta kripe.

Lexoni mbi ushqimet që ndonëse nuk ta mbushin mendjen, përmbajnë shumë kripë.

1. Çokollata e ngrohtë
Ky produkt na jep një mësim të mirë.

Vetëm sepse çokollata ka një shije të ëmbël, nuk do të thotë që ajo përmban pak ose aspak kripë.

Kripa maskohet nga sheqeri dhe është e pamundur ta dallosh. Disa marka të çokollatës së ngrohtë përmbajnë 0.8 gramë kripë në një racion prej 25 gramësh.

2. Drithërat e mëngjesit
Një racion me drithërat e mëngjesit përmbajnë rreth 0.34 gramë kripë. E njëjta sasi gjendet edhe në drithërat më të ëmbla.

Pothuajse të gjitha kompanitë e prodhimit të këtyre drithrave shtojnë kripë dhe sheqer për të përkufizuar më mirë shijen e produktit

3. Sallatat e paketuara
Shumë prej sallatave të paketuara që gjenden në shumicën e supermarketeve të vendit përmbajnë sasi domethënëse të kripës.

Kripa shtohet për ta bërë shijen e produktit më interesante dhe për t’i bërë sallatat një alternativë më të shijshme në krahasim me ato të përgatitura në shtëpi.

4. Djathi
Nuk është çudi, por disa lloje djathrash janë më të kripur se të tjerët.

Për shembull, një racion prej 100 gramësh i djathit feta përmban 2.51 gramë kripë.

Djathi hallumi përmban 2.71 gramë kripë.

Të gjitha llojet e djathrave përmbajnë sasi të larta të kripës.

5. Kremërat dhe gjalpi
Gjalpi i kikirikut, margarina, kremi i djathit, humusi apo edhe salca të tjera në dukje të shëndetshme janë plot kripë.

Sigurohuni të lexoni përmbajtjen e saktë në çdo etiketë.

6. Antipastat
Mezet janë pjesë e pandashme e çdo gëzimi familjar.

Por për fat të keq ato janë burime të mëdha të kripës.

Ullinjtë, sardelet, mishrat e tymosur ose sallamërat mund të shërbehen në racione të vogla, por kripa që ato përmbajnë është në sasi të mëdha.

Një sardele, sado e vogël të duket përmban 9% të dozës së lejuar të kripës.

Nëse jeni të interesuar të ndryshoni stilin e të ushqyerit, është e rëndësishme të shikoni një panoramë të plotë.

Kripa nuk duhet veçuar si shkaktarja e vetme e problemeve shëndetsore në botën e zhvilluar.

Përveç saj mund të përmendim edhe sheqerin, yndyrnat dhe mungesën e aktivitetit fizik./AgroWeb.org