Kjo recetë e përzgjedhur sot nga AgroWeb.org lejon që të zgjidhni barishtet tuaja të preferuara, duke e bërë këtë pjatë plotësisht të personalizuar.

Limoni, piperi  i zi dhe majoneza, i japin kësaj recete një shije të përsorur dhe lidhin më së miri përbërësit e saj. Ndiqni më poshtë mënyrën e përgatitjes së saj.

Përbërësit

2 qepë

110g majonezë

1 limon

2 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi për shije

½ kg patate të reja të vogla  të pastruara

barishte të freskëta të përziera (si gjethet e plota të nenexhikut, kopër, gjethe selinoje)

Përgatitja

Filloni këtë recetë duke përgatitur fillimisht salcën.

Hidhini qepët e prera hollë në një blender, shtoni majonezën, pak nga lëkura  e limonit dhe lëngun e shtrydhur prej tij.

Përpunojini derisa përbërësit të kombinohen me njëri-tjetrin.

Ndërkohë  hidhni me kujdes vajin e ullirit dhe vazhdoni t’i përpunoni sa të bashkohen me masën.

Shtoni sipas shijes tuaj kripë dhe piper dhe lëreni mënjëanë.

Vendosni patatet e qëruara në një tenxhere të madhe, shtoni ujë të kripur duke i mbuluar me 2 centimetra dhe lërini të ziejnë lehtë.

Kur të jenë zbutur aq sa mund të shpohen lehtësisht me majën e një thike të mprehtë, kullojini në një kullesë.

Prisni sa patatet të ftohen pak, ndajini në gjysmë dhe transferojini në një tas.

Shtoni gjysmën e salcës dhe përziejeni butësisht, duke pasur kujdes që të mos patatet të mos thyhen.

Shtoni përsëri sipas shijes tuaj kripë dhe piper. Lërini patatet të ftohen plotësisht.

Kur të jenë gati për t’u shërbyer, shtoni tre të katërtat e barishteve dhe pjesën e mbetur të salcës tek patatet.

Përziejini me kujdes përbërësit derisa të kombinohen dhe shërbejeni./AgroWeb.org