1k 0

4 Vjet Prestige Home Center 5 Ditë Feste dhe Uljesh

Qershori nis me festa për Prestige Home Center dhe të gjithë klientët e saj.

Qëndra më e madhe e arredimit të shtëpive feston vitin e saj të katërt në tregun Shqiptar.

Një festë ku janë të ftuar të gjithë ata që duan të argëtohen teksa përfitojnë me ulje produkte për mobilimin cilësor të ambienteve të tyre.

Ulje deri në 50% dhe koncerte festive

Prestige Home sjell në Shqipëri markat më presigjoze në botë për të arreduar shtëpinë, zyrat dhe të gjitha ambientet ku ju kaloni më shumë kohë.

Në këto ditë ju mund të përfitoni ulje deri në 50% për të gjitha produktet e markave ekskluzive si: Pierre Cardin Home, Aran Cucine, Ecolight, Teka, ÇILEK, Sezon Dekor, Gieffe Group, La Forchetta, Dage Perde, Casal, Nills, Vivida, Ariston, Bicaku Stone, Dea Arredim, Wall Art.

Çdo gjë që ju duhet për të kompletuar shtëpinë tuaj nga serviset e gotave, pjatave tek sixhadet, paisjet elektrike, ato për izolim, dhomën e ndenjes, gjumit, e gjeni me çmim të përgjysmuar.

Bëni tuajën cilësinë nga markat më të njohura botërore me një vizitë në Prestige Home.

Festa Prestige Home

Ky katër vjetor do të sjellë çdo ditë një festë ndryshe për të gjithë vizitorët e qendrës.

Mos humbisni datën 3 dhe 4 qershor ku do të mbahet sfilata “Kudo Bashkë” me fokus gjithëpërfshirjen e fëmijëve me aftësi ndryshe nën tingujt e muzikës.

Ndërsa në datën 4 qershor do të mbahet koncerti i madh Prestige Home, me të ftuar Elita 5, Iljard Shaba dhe Xhensila Myrtezaj.

Festim dhe argëtim për të gjithë familjen në këtë ditëlindje nga më të mëdhenjtë që mund të shohin nga afër produktet e Prestige Home deri tek lojrat për më të vegjlit.

Në datat 3 dhe 4 qershor Prestige Home ju pret për të festuar në autostradën Tiranë Durrës km 12./AgroWeb.org